Modelja dhe këngëtarja nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka realizuar videoklipin e saj më të ri. Bëhet fjalë për klipin e këngës Për ty dridhem, një këngë e punuar nga Virusi dhe Nexhat Mujovi.
Modelja dhe këngëtarja nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj, ka realizuar videoklipin e saj më të ri. Bëhet fjalë për klipin e këngës Për ty dridhem, një këngë e punuar nga Virusi dhe Nexhat Mujovi.
Kohë më parë, Dreshaj, në një intervistë për shtojcën Blutooth të Gazetës Shqiptare lidhur me këtë projekt muzikor kishte deklaruar: Kënga e re më pëlqen shumë. Është shumë e bukur dhe e përshtatshme për mua. Në këtë këngë shfaqem me një pamje tjetër.
Kam bashkëpunëtorë të mrekullueshëm. Më kënaq kjo këngë dhe e kam kënduar me gjithë shpirt. Dreshaj ka debutuar si këngëtare me singëllin Nëse je burrë.
Ajo para disa muajsh kurorëzoi lidhjen e saj duke u fejuar me këngëtarin nga Maqedonia, Shpat Kasapi. Edhe këngëtari Kasapi ka realizuar së fundi këngën dhe videoklipin më të ri, Ti je ajo në bashkëpunim me reperin kosovar V-Ton.