E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shkencëtarët dhe mjekët thonë se shtëpitë e mëdha të prodhimit të barnave mjekësore kanë ndalur së kërkuari prodhimin e antibiotikëve të rinj, duke u përqendruar në prodhimin e antibiotikëve ekzistues që kanë edhe më shumë treg shitje.
Njeriu do tė zhduket nga bakteret
"Njeriu do të zhduket nga një bakter". Ky është alarmi i dhënë nga shkencëtarë, studiues dhe mjekë pas një studimi disa vjecar në fushën e bakterologjisë.

Shkencëtarët dhe mjekët thonë se shtëpitë e mëdha të prodhimit të barnave mjekësore kanë ndalur së kërkuari prodhimin e antibiotikëve të rinj, duke u përqendruar në prodhimin e antibiotikëve ekzistues që kanë edhe më shumë treg shitje.

Por e kundërta po ndodh me bakteret, thonë studiuesit. Ato evoluojnë duke fituar rezistencë ndaj baktereve. Rastet kur të sëmurë, që fillimisht janë diagnostikuar me grip të lehtë e më pas, edhe pse janë trajtuar me antibiotikët përkatës, janë përkeqësuar duke pësuar komplikacioni shëndetësore më të rënda, si polmonit, janë rritur ndjeshëm.

"Në betejën mes antibiotikëve dhe baktereve, këto të fundit do të jenë fitimtarë", shkruan revista 'Science' duke shtuar se bakteret shkaktojnë 40 mijë të vdekur në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Nga 15 kompanitë më të mëdha farmaceutike, që disa vite më parë investonin në kërkimet për zbulimin e antibiotikëve të rinj, 8 nuk investojnë më, ndërsa 2 të tjera kanë reduktuar ndjeshëm fondet për këtë sektor.

Publikuar: 07.12.2011 | 17:29
Lexuar: 339 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime