E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Naftësjellësi në fjalë, që është 51 për qind në pronësi të Rusisë, synon të sjellë naftën në Evropë nga një rrugë që shmang ngushticat e Bosforit.
Bullgaria tėrhiqet nga naftėsjellėsi qė shmang ngushticat e Bosforit











Qeveria e Bullgarisë njoftoi sot se është tërhequr nga një projekt për ndërtimin e një naftësjellësi, të mbështetur kryesisht nga Rusia.

Ministri bullgar i Financave, Simeon Djankov deklaroi se vendi i tij dëshiron të anulojë pjesëmarrjen në këtë projekt.

Djankov tha se, Bullgaria është gati të paguajë 8.2 milionë dollarë, që është dhe detyrimi i saj ndaj projektit të naftësjellësit Transballkan.

Naftësjellësi në fjalë, që është 51 për qind në pronësi të Rusisë, synon të sjellë naftën në Evropë nga një rrugë që shmang ngushticat e Bosforit.

Vendimi i Bullgarisë përbën një pengesë të madhe për projektin, duke qenë se parashikon transportin e naftës ruse në Detin e Zi përmes portit Burgas të Bullgarisë, për furnizimin e sistemit të tubacioneve në Greqi.

Publikuar: 07.12.2011 | 17:38
Lexuar: 376 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime