Pasi Arthur Abraham e ka mbrojtur me sukses titullin IBF të botës 10 herë me radhë, së fundi kundër turkut Mahir Oral, ai ka vendos të ngritet një kategori më lart, pra në peshat super te mesme.
Pasi Arthur Abraham e ka mbrojtur me sukses titullin IBF të botës 10 herë me radhë, së fundi kundër turkut Mahir Oral, ai ka vendos të ngritet një kategori më lart, pra në peshat super te mesme.
Promoteri i Abraham-it Wilfried Sauerland për javë të tëra ka mbajtur sekret planin për një turne të boksit profesionist ku do marin pjesë 6 boskier me famë botërore, dhe fituesi do të del superkampion i botës me sëpaku dy tituj në dorë, bëhet fjalë për WBC dhe WBA.
Pjesëmarrësit e turneut janë:
1. Mikkel Kessler nga Danimarka, kampion aktual në WBA.
2. Carl Forch nga Britania e Madhe, e mban titullin e WBC-së.
3. Jermain Taylor nga Amerika, ish-Kampion i tre titujve botërorë.
4. Andre Ward poashtu nga Amerika, numri 1 i ranglistës së WBC-së.
5. Andre Dirrell nga Amerika, Numri 2 i ranglistës së WBC-së dhe
6. Arthur Abraham nga Gjermani, IBF kampion në peshat e mesme i cili duhet të dorëzon këtë titull për të luftar në peshat super të mesme.
Sistemi i Turneut:
Fillimisht do të ndeshen tre boksieret Evropian kundër Amerikanëve, ky sistem i ngjan një turneu të Golfit. Andaj në këtë turne do të ketë një mënyre tjetër të rezultateve, të jashzakontë për boksin profesionist.
Fituesi i një dueli me K.O. fiton 3 pikë, ai që fiton me vendim te gjyqtarve fiton 2 pikë dhe nga një barazim boksierët marrin nga 1 pikë.
Dy boksierët e fundit të cilët nuk kanë poena të mjaftueshme dalin prej turneut kurse 4 boksierët e parë luftojnë në gjysëmfinale për luftën e rëndësishme që i dergon ne Finale. Kjo Finale është e parapame në Maj ose Qershor të vitit 2011.
Arthur Abraham do të hap këtë turne me 10 Tetor 2009 ku do të ndeshet me Jermain Taylor në O2 Arena, Berlin.
Buxheti për organizimin e këti turneu përmban rreth 50 Milion $ i cili do të financohet nga televizioni i madhë amerikanë HBO dhe ai gjermanë ARD, ndërsa refinancimi do të nxirret nga të drejtat për transmetim në qindra shtete tjera në mbarë botën.
/Ilaz Gërvalla/A.B/