Intervistoi:
Avni Tahiri
Kush eshte Siciliana(biografi e shkurt)!
Sicilana eshte nje vajze 15-vjeqare e cila vjen nga ne qytet i mrekullueshem dhe plot tradita qe eshte Shkodra. Nje vajze e cila karrieren e saj artistike e ka vazhduar qe ne moshen 12-vjeqare. Ne moshen 14-vjeqare mori pjese ne Top Fest 5 dhe ne moshen 15-vjeqare mori pjese ne Kengen Magjike 2008 qe arriti deri ne gjysemfinale te saj.
Siciliana emer interesant, si u be i njohur ky emer kush ishte shkaktari?
Shkaktari se si u be i njohur ky emer eshte babai im,i cili ka nje agjensi spektaklesh dhe eshte president dhe producent i saj. Une qe e vogel e kisha pasion kengen dhe duke qene se une isha ne asistense e babit dhe isha afer kenges ,i shpreha deshiren qe te baja nje kenge dhe te kendoja ne koncertet e tij. Une kendova ne nje koncert te babit ku ishin te ftuar Irma Lobohova, Redon Makashi dhe Frederik Ndoci dhe kur ato degjuan zerin tim e pelqyen dhe me thane qe une te vazhdoja kengen, dhe une e degjova keshillen e tyre.
Sa keng keni te realizuara, sa video klipe, kush i shkruan tekstet, kush e ben orkestrimin etj.?
Une kam realizuar gjithsej 11 kenge, kurse videoklip kam realizuar vetem nje por e kam bere ne moshe 13 vjeqare. Tekstet e kengeve i kam bere me Ardian Trebicka me Pandi Laqon dhe me Adrian Hilen i cili ka kompozuar dhe orkestruar kengen time ne Top Fest 5 dhe Kenga Magjike 2008 qe arrita deri ne gjysemfinale te saj, por kam bashkpunuar edhe me nje kompozitor nga Shkodra Luan Dagistani.
Emri Siciliana ka dmth se ju jeni secili apo jeni unikat?
Ndoshta emri im mund te jete unikat sepse mund te jete i padegjuar per shume njerez,por Siciliana si person eshte secili.
A ju ka rrembyer zemren dikush?
Zemren time akoma se ka rrembyer askush,ndoshta sepse une nuk kam kohe per te tilla gjera , per shkakte impenjimeve te tjera. Si shkolla, kenga etj.
Cka presim per kete vere nga Siciliana?
Ne fakt nuk kam pasur kohe kete vit te merrem shume me kengen,per shkak te provimeve sepse vitin tjeter kaloj ne Gjimnaz,por qe kete vere do jem shume e impenjuar me koncerte ne vende te ndryshme
Ku do i kaloni pushimet e veres dhe me kend?
Pushimet i kaloj gjitmone me familjen sepse eshte gjeja me e rendesishme ne jeten time. Cdo vere e kemi kaluar ne vende te ndryshme ndoshta kete vere do shkojme per 1 jave ne Sarande. Do rri shume pak ne Sarande sepse kam koncerte neper plazhe te ndryshme,por qe do shfrytezoj rastin qe te bej edhe pak plazhe atje.
Kur do jete kenga e rradhes?
Kenga ime e rradhes sapo ka filluar te behet,por do dali ne tetor sepse do marr pjese ne Kengen Magjike 2009. Kengen ia kam besuar perseri Adrian Hiles dhe Pandi Laqos dhe shpresoj qe te dali dicka e bukur
Na zbulo dicka per fund per lexuesit tane dhe fansat tu?
Nje dicka qe une nuk e thashe pak me pare eshte qe se shpejti do shikoni Sicilianen me nje klip te ri,dhe ne fund ju faleminderit per intervisten dhe nje pershendetje shume e madhe shkon per gjithe lexuesit tuaj, ne vecanti ato qe me mbeshtesin mua dhe pelqejne kenget e mia dhe i perkrahin ato ne cdo eveniment.