E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta “Blic” e Beogradit duke u thirrur në burimet e veta, thotë se kancelarja gjermane Angela Merkel mendon se Serbia akoma nuk ka plotësuar kushtet për marrjen e statutit kandidat.
Berlin: E hershme kandidatura pėr Serbinė





Dy ditë para se Këshilli i BE-së të mblidhet në Bruksel, Qeveria e Gjermanisë nuk ka shprehur gatishmëri për të votuar pro kandidaturës së Serbisë në Bashkimin Evropian.

Gazeta “Blic” e Beogradit duke u thirrur në burimet e veta, thotë se kancelarja gjermane Angela Merkel mendon se Serbia akoma nuk ka plotësuar kushtet për marrjen e statutit kandidat.

Të premten e kaluar, Merkel ka thënë se “Serbia deri tani nuk ka dhënë parakushtet për dhënien e statusit të kandidatit”. Madje Merkel ia ka bërë të qartë Beogradit se “rruga e Serbisë për në BE vetëm bëhet përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”.

Merkel ka shtuar se “BE dhe Qeveria e Gjermanisë me kohë kanë formuluar pritjet ndaj Serbisë në formën e hapave konkretë”. “Më vjen shumë keq që Serbia deri tash nuk ka përmbushur këto pritje në masë të mjaftueshme, me çka tash për tash nuk janë krijuar rrethanat për ndarjen e statusit të kandidatit”, tha kancelarja gjermane.

Ndryshe, më 9 dhjetor, përfaqësuesit e 27 shteteve të Bashkimit Evropian do të vendosin për kandidaturën e Serbinë në BE, sikurse do të vendosin nëse do t’ia japin apo jo Kosovës udhërrëfyesin për liberalizim të vizave.

Kryeministri Hashim Thaçi ka shkuar në Bruksel, ndërsa sipas burimeve në Prishtinë, ai do të kthehet në fundjavë me “xhepat plot”.

Në anën tjetër përfaqësues të institucioneve në Serbi kanë qenë të kujdesshëm në vlerësimet e tyre, madje nuk janë deklaruar nëse vendimi për ta do të jetë pozitiv ose negativ. Kryetarja e Parlamentit serb, Slavica Gjukiq Dejanoviq tha se çfarëdo vendimi do të bëhet të premten, Serbia nuk do të largohen nga rruga e saj për në BE.

Shefi i Delegacionit të BE në Serbi, Vinsent Degert, ndërkaq i ka deklaruar gazetës “Blic” se Serbia e meriton statusin e kandidatit dhe se ne duhet të presim për një vendim më 9 dhjetor.

Publikuar: 08.12.2011 | 10:51
Lexuar: 224 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime