Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e tteatrit dhe kinematografisë së Kosovës.
Faruk Begolli lindi më 14 shkurt 1944 në Pejë vdiq më 23 gusht 2007. Ishte një nga aktorët më të njohur shqiptarë duke arritur një famë shumë të madhe në mbarë Ballkanin dhe më gjerë.
Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd dhe diplomoi në vitin 1966. Faruk Begolli ishte gjithashtu një figurë e rëndësishme e tteatrit dhe kinematografisë së Kosovës.
Ishte bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku edhe punoi si pedagog i lëndës së aktrimit.
Në vitet 1990 ai themeloi teatrin Dodona në Prishtinë, ku angazhonte studentët e tij dhe aktorë të tjerë duke inskenuar shfaqje të ndryshme teatrale. Teatri Dodona u bë teatri më i njohur në Kosovë gjatë këtyre viteve, duke vazhduar deri tani.
Puna dhe krijimtaria e Faruk Begollit mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për shumë aktorë të cilët ai i mësoi, por edhe për aktorët e tjerë.