E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Asad tha se ka bërë më të mirën për të mbrojtur popullin e tij. Fajtor për dhunën, tha ai, janë bandat e kriminelëve të armatosur.
Presidenti sirian si Berisha: Fajin pėr vrasjet e ka opozita






Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad, ‘lan duart’ nga fajet, pavarësisht se në vend ka shpërthyer një luftë civile me mijëra të vrarë. Në një intervistë për televizionin amerikan ABC ai tha se nuk ka urdhëruar për të vrarë ose për të treguar brutalitet.

Kjo është intervista e tij e parë që pas nisjes së kryengritjes së dhunshme.

Asad u distancua nga dhuna e forcave të sigurisë ndaj opozitës. Ai tha se është president, jo pronar i vendit. Asad tha se përgjegjës për këtë gjë nuk janë forcat e sigurisë. Ai madje u shpreh se mes të vrarëve ka më shumë mbështetës të tij sesa anasjelltas. OKB vlerëson se në Siri janë vrarë 4 mijë njerëz që pas shpërthimit të konfliktit, shumica mbështetës të opozitës.

Asad tha se ka bërë më të mirën për të mbrojtur popullin e tij. Fajtor për dhunën, tha ai, janë bandat e kriminelëve të armatosur.

I pyetur për sanksionet që parashikon Perëndimi, Asad tha: “Ne kemi 35 vjet që jemi nën sanksione, nuk është ndonjë gjë e re”.

Ndërkohë në Gjenevë, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka takuar përfaqësues të opozitës siriane. “Një ndryshim demokratik do të thotë më shumë se rrëzimi i Asadit”, mësohet tu këtë thënë ajo atyre.

Nga ana tjetër, Rusia ka dërguar një aeroplanmbajtëse në drejtim të një baze të saj në Siri. Mediat thonë se ka edhe anije të tjera që e shoqërojnë. Rusia thotë se është një manovër e planifikuar prej kohësh, por mediat flasin ndryshe. Ata e shohin këtë veprim si një kërcënim ndaj ndonjë tentative sulmi të NATO-s.

Publikuar: 08.12.2011 | 10:58
Lexuar: 240 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime