Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit "Studenti", ishin iniciatorë të kthesës historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Kujtohet sot 8 dhjetori, e njohur si dita kombëtare e rinisë në kujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit "Studenti", ishin iniciatorë të kthesës historike, protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Me shprehjen E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
Dita e Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetori, është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990.