E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Sipas ekspertizës së kryer bëhet fjalë për drogë të cilësisë së lartë, e cila në tregun e Maqedonisë arrin çmim prej rreth 1.000 deri 1.500 euro për kilogram, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore, çmimi lëviz madje edhe mbi 4.000 euro për kilogram", deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.
Policia sekuestroi rreth 100 kilogram marihuanė tė cilėsisė sė lartė









Në afërsi të vendkalimit kufitar Dojran mbrëmë policia ka sekuestruar rreth 100 kilogram marihuanë të cilësisë së lartë. Droga ka qenë e paketuar në mbi 50 paketime dhe është gjetur në bagazhin e një automjeti udhëtarësh.

"Sipas ekspertizës së kryer bëhet fjalë për drogë të cilësisë së lartë, e cila në tregun e Maqedonisë arrin çmim prej rreth 1.000 deri 1.500 euro për kilogram, ndërsa në vendet e Evropës Perëndimore, çmimi lëviz madje edhe mbi 4.000 euro për kilogram", deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Droga ka qenë e dedikuar për tregun grek, ndërsa transporti është zhvilluar nga Republika e Maqedonisë drejt Greqisë.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Punëve të Brendshme do të ngrit kallëzim penal kundër tre personave për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në përdorim të mjeteve narkotike.

Publikuar: 08.12.2011 | 15:22
Lexuar: 262 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime