Për këtë, rrjeti National Geographic ka njoftuar përgatitjen e dy dokumentarëve, që do të transmetohen premierë në prillin e vitit të ardhshëm.
Po afrohet 100-vjetori i Titanic, anija që u mbyt natën e 15 prillit 1912, gjatë udhëtimit përurues drejt Shteteve të Bashkuara, duke marrë me vete 1.517 persona.
Për këtë, rrjeti National Geographic ka njoftuar përgatitjen e dy dokumentarëve, që do të transmetohen premierë në prillin e vitit të ardhshëm.
Protagonistë të këtyre prodhimeve janë edhe regjisori i filmit Titanic, James Cameron dhe shkrimtari e eksploratori Bob Ballard.
Gjithashtu, dokumentaret do të prezantohen edhe në numrin e radhës të revistës së përjavshme National Geographic.
Në kuadër të 100-vjetorit të ngjarjes, regjisori Cameron ka bërë një modifikim të filmit të tij me Di Caprio dhe Kate Winslet, duke e kthyer në teknologjinë 3D. Filmi do të transmetohet së shpejti në kinematë amerikane.