Irva tani ka nisur punën për albumin e saj të parë që pritet të lansohet në vitin 2012, sipas saj albumi do ti përmbajë tetë këngë të përgatitura nga krijues të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Edhe pse është në fillim të karrierës Irva po korr suksese të njëpasnjëshme. Ajo është e dhënë pas këngës, ndonëse ky është profesioni ideal i saj për të cilin ka ëndërruar gjithnjë.
Këngën e kam dashur gjithnjë, kam zbuluar se kam talent për të dhe gradualisht kam filluar të merrem. Ky është viti i sukseseve të mëdha që i kam pasur në këngë, sepse me lansimin e projekteve të mia kam vërejtur se publiku më pëlqen, andaj kjo më frymëzon për të vazhduar më tutje, ka thënë ajo për Zërin.
Irva tani ka nisur punën për albumin e saj të parë që pritet të lansohet në vitin 2012, sipas saj albumi do ti përmbajë tetë këngë të përgatitura nga krijues të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.
Albumin jam duke e punuar në tri treva që ndodhen adhuruesit e mi dhe kam përshtypjen se publiku do ta pëlqejë këtë projekt timin, shton ajo. Kohëve të fundit Irva bashkë me motrën e saj Rovenën janë duke jetuar në Kosovë për shkak të angazhimeve muzikore.
Edhe pse akoma nuk ka takuar djaloshin e jetës së saj, nuk e përjashton mundësinë që atë mund ta takojë edhe në Kosovë. Tashmë Kosova dhe Shqipëria për mua janë një dhe nuk mund të them se nuk mund ta takoj djaloshin e ëndrrave të mia edhe këtu. Tani për tani nuk jam e dashuruar, por të ardhmes nuk i dihet, përfundon ajo.