Jam shumë e mërzitur, mendoj se ka vdekur për shkaqe natyrale, por ngushëllohem me faktin se ishte në shtëpi kur dha shpirt dhe jo te veterineri, u shpreh për mediat ponarja e qenit Yumiko Shinohara.
Qeni më i vjetër në botë i cili hyri edhe në librin Guinnes, ngordhi në moshën rekord 26 vjeç e 9 muaj.
Frymën e fundit të tij qeni e dha në shtëpinë e tij në Japoni.
Jam shumë e mërzitur, mendoj se ka vdekur për shkaqe natyrale, por ngushëllohem me faktin se ishte në shtëpi kur dha shpirt dhe jo te veterineri, u shpreh për mediat ponarja e qenit Yumiko Shinohara.
Pusuke, i cili gjatë gjithë jetës së tij kishte pasur shumë oreks, kishte filluar të refuzonte ushqimin dhe të merrte frymë me zor.
Qeni u shua pasditen e së hënës vetëm pak pasi ishte kthyer në shtëpi së bashku me padronen, pasi kishin blerë disa mjekime.