E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rregulli ka ngjallur diskutime brenda dhe jashtë mureve të shkollës edhe pse nuk është një e re. Verën e kaluar, në Misuri të SHBA-së është aplikuar një rregull i tillë, gjë që shkaktoi edhe protesta nga nxënësit.
Itali, ndalohet miqėsia mėsues-nxėnės nė Facebook






Mësuesit dhe nxënësit nuk mund të jenë shokë në Facebook. Kështu ka vendosur drejtoria e një shkolle të mesme në Albisola të Italisë.

Rregulli ka ngjallur diskutime brenda dhe jashtë mureve të shkollës edhe pse nuk është një e re. Verën e kaluar, në Misuri të SHBA-së është aplikuar një rregull i tillë, gjë që shkaktoi edhe protesta nga nxënësit.

Por, në rastin e Italisë duket se shumica e nxënësve dhe pedagogëve janë dakord me këtë. Nga ana e tyre, nxënësit e shohin miqësinë në rrjetet sociale me mësuesit si një ndërhyrje të mëtejshme në jetën e tyre private dhe një kontroll bezdisës.

Sipas ‘Repubblica’, edhe pedagogët e pëlqejnë këtë rregull.

“Nuk dua të shoh ato që shkruajnë. Janë naivë dhe nuk e kuptojnë se sa rrezikojnë kur shkruajnë se mungojnë në shkollë për të evituar provimin apo kur shkruajnë se pinë hashash”, shprehet profesori Ermanno Ferretti.

Publikuar: 09.12.2011 | 10:04
Lexuar: 490 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime