Shtohet borxhi i lënë nga ish udhëheqësi e USHT-së. Sipas drejtuesve të rinj të këtij universiteti, borxhi tani ka arritur në 65 milion denarë. Ky borxh, sipas zëdhënëses së USHT-së, është shkaktuar nga ish ushtruesi i detyrës Rektor në USHT Agim Vela.

Ajo tha se kjo shifër nuk është përfundimtare dhe se për çdo ditë po zbulohen fakte të reja të keq-menaxhimit.
më datë 9 korrik, e enjte, është konfirmuar se mungojnë edhe 8 milion denarë të tjera dhe kjo shifër e borxheve nuk është përfundimtare.
Privilegjet ndaj njerëzve të afërt ose thënë më mirë të të përkëdhelurve dhe diskriminimi ndaj stafit tjetër vetëm se ka reaguar kundër abuzimeve të kësaj natyre, ka qenë metoda të cilën e kanë aplikuar ish strukturat në këtë universitet, tha Valdrina Fetai, zëdhënëse e USHT-së.