E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Dragit, marrëveshja për rregulla më të ashpëra buxhetore është bazë për pakt buxhetor me disciplinë më të madhe në politikat buxhetore të vendeve anëtare.
BQE: Rezulttati nga samiti i BE-sė ėshtė shumė i mirė pėr eurozonėn


Rezultati nga takimi i kreut të BE-së është shumë i mirë për eurozonën, deklaroi kryetari i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Mario Dragi, cituar nga agjencitë.

Sipas Dragit, marrëveshja për rregulla më të ashpëra buxhetore është bazë për pakt buxhetor me disciplinë më të madhe në politikat buxhetore të vendeve anëtare.

"Kjo me siguri do të jetë e dobishme në situatën e tanishme", plotësoi ai.

BQE do ta marrë udhëheqjen e Fondit Evropian për Stabiliteti Financiar (FESF) dhe Mekanizimit Evropian për Stabilitet (MES), deklaroi presidenti francez Nikolla Sarkozi pas etapës së parë nga bisedimet e liderëve evropian.

Propozimi ka qenë i Mario Dragit, saktësoi Sarkozi.

Përveç asaj, presidenti francez kumtoi se vendet nga eurozona kanë për qëllim t'i rrisin resurset e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për 200 miliardë euro.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit, Kristin Lagard, theksoi se konfirmimi i kësaj shume do të bëhet për dhjetë ditë. Ajo i përshendeti vendimet e samitit, të cilat "tërërisht çojnë në drejtim të drejtë", duke marrë parasysh përforcimin e disciplinës buxhetore dhe vendosjen e përshpejtuar të fondit të qëndrueshën shpëtues për eurozonën.

Kancelarja gjermane Angla Merkel, sqaroi se FMN-ja do të financohet nga debi reciproke nga vendet anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe vendet jashtë eurozonës.

Ideja është që fondi të fitojë mjaft mjete që t'u ndihmohet kur ajo është e domosdoshme ekonomive të mëdha, si Italia apo Spanja, vërejnë agjencitë.
European Central Bank President Mario Draghi

Publikuar: 09.12.2011 | 16:10
Lexuar: 591 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime