Marrëveshjet për dy projektet infrastrukturore, të bashkëfinancuara nga KE-ja përmes Instrumentit IPA për zhvillim rajonal, i nënshkruan sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Mjedisit Jetësor Abdilaqim Ademi dhe drejtori i politikës rajonale i BE-së Zhan-Mari Sejler.
Maqedonia merr në dispozicion grant nga Komisioni Evropian në vlerë prej 59,5 milionë euro, prej të cilave 45 milionë euro për përfundim të konstruksionit financiar për ndërtim të aksit Depir Kapi - Smokvicë, pjesë e Korridorit 10, si dhe 14,5 milionë euro për stacionin pastrues në Prilep.
Marrëveshjet për dy projektet infrastrukturore, të bashkëfinancuara nga KE-ja përmes Instrumentit IPA për zhvillim rajonal, i nënshkruan sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Mjedisit Jetësor Abdilaqim Ademi dhe drejtori i politikës rajonale i BE-së Zhan-Mari Sejler.
Krahas 45 milionë eurove të siguruara përmes komponentës IPA për zhvillim rajonal, për autostradën janë siguruar edhe 130 milionë euro nga Banka Investuese Evropiane, 90 milionë euro nga Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim, si dhe gjashtë milionë euro nga Agjencia e Maqedonisë për rrugë shtetërore. "Me këtë është përfunduar konstruksioni financiar për ndërtimin e autostradës moderne Demir Kapi - Smokvicë, em ç'rast do të implementohet aksi kryesor i Korridorit 10, i cili është korridori kryesor transportues nëpër Maqedoni që në veri na lidh me Evropën, ndërsa në jug me portin e Selanikut të rëndësishëm për ne", tha pas nënshkrimit zëvendëskryeministri Stavreski.
Pas përfundimit të tenderit për zgjedhje të realizuesit të punëve ndërtimore, në të cilin oferta dorëzuan 15 kompani, sipas Stavreskit, deri nga mesi i vitit të ardhshëm duhet të përfundojë procedura rreth evaluimit dhe zgjedhjes së kompanisë dhe të fillojë ndërtimi.
Stacioni e filtrimit në Prilep, theksoi, është i pari serinë e projekteve në sferën e pastrimit të ujërave të zeza që do të realizohet me të holla nga BE-ja në Maqedoni. Për këtë projekt do të sigurohen edhe gjashtë milionë euro nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë.
"Këto janë dy prej shumicës së projekteve që do të realizohen në kuadër të komponentës së tretë rajonale nga instrumenti për ndihmë parainkuadruese që është në vlerë të përgjithshme prej 202 milionë euro, me të cilat do të financojmë projekte plotësuese nga sfera e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Para se gjithash, shpresoj në mbështetje financiare në pjesën e komunikacionit hekurudhor dhe projektet e rëndësishme të cilat i kemi për vitin e ardhshëm lidhur me Korridorin 8 dhe projekte të lidhura me trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhim me mbeturina", theksoi Stavreski.
Sipas tij, vetëm përmes realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore mund të përmirësohet konkurrenca e ekonomisë kombëtare dhe të sigurohet rritje dhe zhvillim më i lartë ekonomik në shtet. Kjo, theksoi, para se gjithash, është në dobi të qytetarëve, ndërsa gjithashtu kontribuon edhe për integrimin e Maqedonisë në BE.
Ademi, madje, theksoi se është i bindur që nga mesi i vitit të ardhshëm di të mund të fillojë ndërtimi i stacionit pastrues në Prilep. "Ky projekt kompleks do të realizohet përmes tre marrëveshjeve, për ndërtim të stacionit filtrues të ujërave të zeza, për ndërtim të rrjetit kanalizues dhe për mbikëqyrje të punëve ndërtimore. Me realizimin e tij do të sigurohet mbrojtja e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në rajonin e Prilepit, do të ketë kontribut edhe për përmirësimin e cilësisë së kulturave bujqësore në këtë rajon, ndërsa qytetarëve, mjedis më cilësor jetësor. Do të sigurohet edhe mbrojtja e ujërave të lumenjve në këtë rajon", shpjegoi Ademi.
Ai shpreson se projekti do të jetë përvojë pozitive e cila do të ndihmojë që Maqedonia të marrë përgigje pozitive nga KE-ja edhe për projekte të tjera të mëdha nga sfera e mjedisit jetësor.
Për drejtorin për zhvillim rajonal pranë Drejtoratit në BE Sejler, ndërtimi i aksit të autostradës nga Korridori 10 është i rëndësishëm për Maqedoninë, fqinjët e saj dhe për BE-në. Gjatë realizimit të projekteve nga ky tip qeveritë, konsideorn ai, duhet të implementojnë vlera evropiane, gjegjësisht të ofrohet cilësi për të hollat e investuara, si dhe të ndërmerren masa për mirëmbajtje të mjedisit jetësor. Është e rëndësishme edhe që projektet të zbatohen deri në afatin e caktuar. Në të kundërtën, shtoi, një pjesë e mjeteve mund të humben.
"Ky është fillimi dhe për këto dy projekte shpresojmë se në të ardhmen do të vazhdojmë edhe me më shumë projekte që ta arrijmë qëllimin e vërtetë", theksoi Sejler.
Në pyetjen e gazetarëve për kriteret që janë vendosur në tender për shkak të së cilave kompanitë vendore nuk mundën të marrin pjesë ai theksoi se bëhet fjalë për të holla të BE-së e cila ka vendosur kritere të larta që të mund t'i tërheq kompanitë më të mira të cilat më së miri do ta ndërtojnë aksin dhe e cila do të mbetet për kohë më të gjatë. Kjo nuk do të thotë se kompanitë vendore nuk mund të jenë pjesë e projekteve të këtilla, por për disa kompani më të vogla për të cilat nuk ka kritere aq të larta", tha Sejler.
Ministri i Transportit Janakieski pret që ndërtimi i aksit të ri të autostradës Demir Kapi-Smokvicë, i cili duhet të realizohet si zgjidhje e plotë autostrade, të zgjasë katër vite, gjegjësisht gjithë projekti të përfundojë deri në fundin e vitit 2017. Është paraparë të përmbajë 2+2 korsi me gjerësi prej 3,5 metrave për çdo drejtim, të ndara fizikisht me korsi të ndërmjetme prej tri metrave. Është parashikuar të ketë gjashtë ura me nga dy korsi, dy tunele, dy udhëkryqe, shtatë nënkalime. Bëhet fjalë për projekt të komplikuar, por shumë i rëndësishëm i cili pritet të kontribuojë jo vetëm për zhvillimin e Maqedonisë, por edhe për gjithë Evropën Juglindore, vlerësoi Janakieski.