Ndeshja e parë e madhe në sezonin e vjeshtës do të zhvillohet më 29 nëntor, përderisa ajo e sezonit të pranverës do të zhvillohet më 12 prill në Santiago Bernabeu. Ndeshjet e javës së parë do të zhvillohen më 29 dhe 30 gusht, vetëm Barcelona do të luaj më 31 gusht
Sezoni i ri një nga kampionateve më atraktive për sezonin e ardhshëm 2009/ 2010 Kampionati spanjoll do të fillojë me 29 gusht. Barcelona mbrojtjen e titullit të kampionit do ta fillojë në stadiumin Kam Nou edhe atë kundër skuadrës së Sportingut, përderisa Reali i Madridit me yjet e shumta të futbollit botëror debutimin e tij në sezonin e ri do ta ketë në Santiago Bernabeu kundër Deportivo La Korunjës.
Gjithashtu janë bërë të njohura edhe terminët për zhvillimin e debive të mëdha të kampionatit spanjoll që njohura si El klasiko.
Kështu Barcelona do të jetë nikoqiri i parë në dy përballjet kampionate me Realin e Madridit.
Ndeshja e parë e madhe në sezonin e vjeshtës do të zhvillohet më 29 nëntor, përderisa ajo e sezonit të pranverës do të zhvillohet më 12 prill në Santiago Bernabeu. Ndeshjet e javës së parë do të zhvillohen më 29 dhe 30 gusht, vetëm Barcelona do të luaj më 31 gusht, pasi që më 28 gusht në kuadër të Super kupës së Evropës do të luaj kundër Shahtjor Donecuk. Përfundimi i kampionatit të sivjet në Primera Division është paraparë për 16 maj.
Televizioni ALSAT-M mban të drejtat ekskluzive për transmetimin e të gjitha ndeshjeve të Kampionatit Spanjoll duke filluar prej këtij sezoni e deri në sezonin 2011/2012.