Përgjegjësi i Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, Mr.sc. Ismail Kamberi, shprehi mirënjohje për interesimin dhe bashkëpunimin e deritashëm dhe për ofertat dhe mundësitë e reja, të cilat do të jenë në funksion të thellimit të bashkëpunimit të USHT-së me Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Republikën e Maqedonisë.
Në amfiteatrin e USHT-së, Programi studimor i Gjuhës dhe Letërsisë Frënge i USHT-së, në bashkëpunim me Ambasadën Franceze në Republikën e Maqedonisë, përkatësisht me Institutin Francez dhe CCF (Qendra Kulturore Franceze), sot, para studentëve të Fakultetit Filologjik, Fakultetit Ekonomisë dhe Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, e prezantoi ofertën për mundësitë dhe benificionet alternative për studimet themelore universitare dhe pas universitare, për master dhe doktoraturë, nëpër universitetet e shumta të Francës.
Përgjegjësi i Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, Mr.sc. Ismail Kamberi, shprehi mirënjohje për interesimin dhe bashkëpunimin e deritashëm dhe për ofertat dhe mundësitë e reja, të cilat do të jenë në funksion të thellimit të bashkëpunimit të USHT-së me Ambasadën Franceze dhe Institutin Francez në Republikën e Maqedonisë.
Përgjegjësja për informim e Institutit Francez, Arta Ibrahimi, elaboroi për punën dhe aktivitetet e institutit në fjalë, për organizimet e shumta kulturore, në veçanti studentëve u ofroi qasje në ueb faqen e të njëjtit institutit në Paris, ku do të kanë mundësi që në vitin e ardhshëm për qasje direkte, me çka do tu mundësohet komunikimi elektronik i quajtur mediatekë (mediateque), pra, një mundësi serioze që studentët tanë të kenë mundësi të lexojnë falas literaturë profesionale nga të arriturat e fundit shkencore, me të njëjtat kushte si edhe studentët nga Franca.
Ndërsa, Suzana Peshiq, e ngarkuar për bursat studentore të të tre cikleve studimore në Ambasadën e Francës në Shkup, e cila studentëve të pranishëm ua prezantoi mënyrat, mundësitë dhe kushtet që ofrojnë universitet franceze, që është rast i mirë për studentët e USHT, që në të ardhmen ti vazhdojnë studime në Francë. Studentët u pajisën me të dhëna konkrete se si mund të aplikojnë dhe të kenë kontakte të vazhdueshme me këtë institut francez, e në veçanti për bursat që janë joshëse, siç janë, ajo që ofron Ambasada e Francës në Shkup, Fondacioni Ajfell me seli në Paris dhe Campus France, me çka përfitojnë mundësinë të studiojnë në Francë, ose një pjesë të studimeve ti realizojnë atje, për të cilën do të marrin diploma ekuivalente.

Përgjegjësi i Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Frënge, Mr.sc. Ismail Kamberi, takimin e vlerësoi mjaft të dobishëm për studentët që shprehën interesim të jashtëzakonshëm për mundësitë dhe benificionet që ofrohen për vazhdimin e studimeve themelore, për studimet master dhe studime të doktoraturës në universitet franceze.
Universiteti ynë, me këtë dëshmon se përcaktimet themelore i vë në jetë, që kuadrot tona mund ti vazhdojnë studime themelore dhe studimet pasuniversitare edhe në shtetet e Evropës, me çka dëshmojmë se jemi pjesë e kurorës së vlerave universale, që edhe kemi kuadro të diplomuar, më parë në universitetet franceze dhe se ky prezantim do të kontribuojë për ta thelluar bashkëpunimin e mëtejmë.