Shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild deklaroi se vizioni për Evropë të lirë dhe demokratike i deidkohet tërë kontinentit dhe porositi se rajoni i Evropës Juglindore mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian.
Shefi i diplomacisë suedeze Karl Bild deklaroi se vizioni për Evropë të lirë dhe demokratike i deidkohet tërë kontinentit dhe porositi se rajoni i Evropës Juglindore mund të llogarisë në ndihmën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian.
"Në këtë rrugë ka ngritje dhe rënie, por deri atëherë sa ka vullnet të mirë, qëllimi është i realizueshëm", deklaroi dje Bild në Kroacia samitin në Dubrovnik.
Ministri sudeze, vendi i të cilit kryeson me BE-në, vlerësoi se rajoni i EJL-së është "më evropian nga veriu", prej nga vjen ai.
Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit Xhejms Stajnberg porositi se problemet bilaterale nuk do të duhet të jenë pengesë në rrugën e shteteve në rajon për integrim euroatlantik.
"Më e rëndësishme është që rruga për në NATO dhe BE të mbetet e hapur për të gjitha vendet në rajon. Nuk guxojmë të lejojmë përplasje bilaterale ta bllokojnë tendencën e cilitdo vend drejt integrimeve euroatlantike", tha Stajberg në hapjen e samitit.
Ai shtoi se vendet në rajon duhet të vlerësohen individualisht dhe e përsërti qëndrimin e administratës amerikane se dyert për integrime euroatlantike janë të hapura për vendet e EJL-së dhe se ata mund të llogarsinin në mbështetjen e Uashingtonit në këtë rrugë.
Kryeministrja kroate Jadranka Kosor deklaroi se Kroacia angazhohet për Evropën, e cila ka vullnet dhe forcë "t'i zgjidhë kontestet bilaterale nga tryeza e BE-së" dhe t'i vazhdojë negociatat parainkuadruese me Zagrebin.
"Kroacia samit 2009" dyditësh do të përfundojë sot, me mbajtjen e disa seancave punuese me temat "BE dhe NATO - transformim i EJL-së", "Stabilitet nëpërmjet zhvillimit: ide dhe projekte të reja si forcë lëvizëse e ekonomive kombëtare" dhe "Imazhi energjetik i Evropës: platformë e re për bashkëpunim".
Në samit marrin pjesë përfaqësues të disa shteteve evropiane, SHBA-së dhe Kanadasë, si dhe përfaqësues të organizatave dhe kompanive ndërkombëtare.