Sipas Gruevskit, këto roudshoua, janë të dobishme, sepse shumë njerëz për herë të parë dëgjojnë për Maqedoninë dhe atë si mund të bëhet biznes dhe cilat janë kushtet për të.
- Kryeministri Nikolla Gruevski sot pasdite në Hagë deklaroi se në përgjithësi është i kënaqur nga situata e biznes forumeve dhe nga interesi i kompanive të huaja për investim në Maqedoni në suaza të roudshouve, si dhe nga pjesëmarrja në Kongresin e 20-të të Partisë Popullore Evropiane në Marsej, Francë.
Sipas Gruevskit, këto roudshoua, janë të dobishme, sepse shumë njerëz për herë të parë dëgjojnë për Maqedoninë dhe atë si mund të bëhet biznes dhe cilat janë kushtet për të.
Ai përkujtoi se prezantimet e mundësive për investim në Maqedoni filluan me Nju-Jorkun dhe Detroitin ku, siç thotë, kishte interes të madh, vijonin Londra, Vjena, Munihu dhe Dyseldorfi, më pas Tokio, Osaka dhe Singapori ndërsa përfundojnë me vizitën në Bruksel dhe Hagë. Turqia, shtoi edhe pse është planifikuar të vizitoj në suaza të roudoshous këtë vit, në marrëveshje me autoritetet turke është anuluar për gjysmën e dytë nga janari i vitit të ardhshëm.
Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Gruevski në përbërjen e të cilit janë edhe ministrat e ekonomisë, pas Brukselit dhe Hagës, është i kënaqur nga puna dhe është optimist për thellim më të madh të bashkëpunimit Maqedoni - Holandë dhe Maqedoni-Belgjikë dhe për këmbimin tregtar. Në biznes forumin në Hagë, siç tha Gruevski, kanë marrë pjesë 70 kompani, ndërsa sipas organizatorëve me të cilin kryeministri realizoi takim, bëhet fjalë për interes të madh për investim në Maqedoni nga ana e kompanive holandeze.
Informoi se mbrëmë në qytetin holandez është takuar me shtatë biznesmenë, mes të cilëve edhe me përfaqësuesit e kompanisë turistike Korandon, një nga dy agjencitë të cilët bartin turistë nga Holanda në Maqedoni, i cili ka paralajmëruar për vitin e ardhshëm një numër më të madh të turistëve holandezë në Maqedoni.
Vitin e kaluar në këtë kohë, siç tha, nga Korandon kanë pasur të konfirmuara vetëm shtatë rezervime derisa periudhën e njëjtë këtë vit ka 3.000 rezervime të konfirmuara nga ana e turistëve holandezë të cilët vitiin e ardhshëm duhet ta vizitojnë Maqedoninë.
Kryeministri tha se ka kompania të interesuara në Holandë nga më shumë sektor, pa precizuar më shumë hollësi, për shkak të cilave siç tha, logjikës së njohur të biznesit të mos prezantohen të dhënat deri në vendimet përfundimtare të kompanive për investim.
Në ditët e kaluara në Bruksel dhe Hagë, kryeministri u takua me shumë kompani nga industria e automobilave, inxhinieria makinerive dhe bujqësia të cilët janë seriozisht të interesuar për realizimin e investimit në Maqedoni. Është paralajmëruara edhe vizitë nga ana e përfaqësueseve të atyre kompanive në Maqedoni periudhën e ardhshme, ku duhet të bëjnë edhe analiza plotësuese për hapjen e e bizneseve të reja, që do të thotë hyrjen në biznese ende më të thella nga faza e procesit.
Duke u kthyer nga kongresi EPP, kryeministri tha se në Mërsej ka realizuar takim me shumë koleg të tij të cilët i ka informuar për situatën në Maqedoni dhe pritjet e vendit pas aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
Liderët e vendeve më të fuqishme, potencoi kryeministri, në Kongres kanë folur haptas se euroja dhe eurozona janë në rrezik dhe ato ngjashëm janë fokusuar në të, që në realitet ka qenë edhe tema kryesore e ngjarjes.
Në Bruksel theksoi, krahas takimit me kryetarin e Bashkimit Evropian Herman Van Rompuj, në të cilin është biseduar për çështjet e njëjta, janë fokusuar edhe në prezantimin e Maqedonisë para një grupi të madh biznesmenësh.
Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë me biznes forumin Maqedoni-Holandë, i cili pas dite u mbajt në Hagë, e përfundoi vizitën disa ditore në Mbretërinë e Belgjikës, Republikën e Francës dhe Mbretërinë e Holandës.