Pas diskutimit pesëorësh, deputetët e përfunduan debatin për Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë dhe i votuan kandidatët e propozuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Pas diskutimit pesëorësh, deputetët e përfunduan debatin për Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë dhe i votuan kandidatët e propozuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.
Zoran Stavrevski është ministër i ri i Financave dhe e trashëgoi Trajko Sllaveskin, i cili është shkarkuar nga funksioni. Stavrevski njëherit do të jetë edhe zëvendëskryeministër pa resor. "Pro" votuan 66 deputetë, ndërsa kundër 14.
Vasko Naumovski është zëvendëskryeministër për çështje evropiane, i cili funksionin e trashëgoi nga Ivica Bocevski, pas dorëheqjes së tij. "Pro" votuan 67 deputetë, ndërsa kundër 14.
Vlladimir Peshevski është zëvendëskryeministër për çështje evropiane, resorin të cilin deri më tani e udhëhiqte Stavrevski. "Pro" votuan 67 deputetë, ndërsa kundër ishin 13.
Lupço Dimovski është ministër i ri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, i cili në këtë pozicion vjen pas dorëheqjes së Aco Spasenovskit. Deri më tani e kryente funksionin e zëvendësministrit të Transportit dhe Lidhjeve. "Pro" votuan 67 deputetë, ndërsa kundër ishin 12.
Nikolla Todorov është ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe funksionin e trashëgoi nga Pero Stojanovski, pasi që ai dha dorëheqje. "Pro" votuan 67 deputetë, ndërsa kundër ishin 14.
Anëtarë e sapozgjedhur të Qeverisë dhanë deklarata solemne për kryerje të vetëdijshme të funksioneve.
Në debatin për këtë pikë të rendit të ditës së seancës së 66-të kuvendore deputetët e opozitës i kritikuan projektet dhe politikën e Qeverisë. Nga kandidatët e propozuar për anëtarë në Qeveri më së shpeshti ishin të përmendur zëvendëskryeministri i ri për çështje evropiane Vasko Naumovski, të cilin e kanë përmendur për konservatizëm, kundërshtar të së drejtës së abortit dhe lufëtar për mësim fetar, dhe ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, ndërsa tani ministër i Financave Zoran Stavrevski, të cilin e akuzuan për projekte të pasuksesshme në ekonomi.
Debati për Propozimin për zgjedhje të anëtarëve të rinj të Qeverisë filloi me ekspoze të kryeministrit Nikolla Gruevski, në të cilën ai iu falënderua anëtarëve të deritanishëm qeveritarë për maksimumin e investuar, përpjekjet dhe përkushtueshmërinë që kanë bërë në resoret e tyre dhe për tentimet e tyre të vendosen standarde të reja të punës.
"Pero Stojanovski, Ivica Bocevski dhe Aco Spasenoski, ministrat të cilët dhanë dorëheqje dhe shkojnë nga Qeveria, lanë gjurmë në historinë politike të Republikës së pavarur të Maqedonisë me punën, mundin, kontributin, projektet dhe rezultatet e tyre. U uroj dhe u falenderohem për angazhimin e tyre", tha Gruevski.
Ai para deputetëve i sqaroi shkaqet pse propozon kandidatë të rinj, duke i elaboruar ndaras cilësitë e secilit prej tyre dhe duke potencuar në profesionalitetin e tyre në sferat e punës.
"Përmes këtyre personave, të cilët janë me arsimim të lartë, prej të cilëve disa prej tyre edhe me tituj të doktorëve dhe magjistrave, çmoj se do të sigurohet efikasitet i lartë në punë dhe produktivitet", tha kryetari i Qeverisë në fjalimin e tij.
Pa debat kaloi pika e tretë e rendit të ditës dhe u votuan Goran Mihajllovski për zëvendësministër të Transportit dhe Lidhjeve dhe Perica Mihajllovski për zëvendësministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.