E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Xhorxh Provopoulos, guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë, është një njeri statistikash dhe ato flasin një gjuhë tepër të pastër. “Në shtator dhe në tetor, kursimet dhe depozitat bankare të grekëve pësuan rënie prej 13 miliardë eurosh. Në dhjetë ditët e para të nëntorit, rënia ka vazhduar në një shkallë të madhe”, thotë guvernatori i bankës greke para Komitetit të Ekonomisë së Parlamentit grek.
Grekėt nė ankth boshatisin llogaritė bankare








Shumë grekë janë duke i zbrazur llogaritë bankare, sepse situata ekonomike është e vështirë nga shtimi i papunësisë, rritja e madhe e taksave dhe frika se vendi ndoshta do ta braktisë Eurozonën. Duke i tërhequr paratë, ata janë duke i detyruar bankat që të ulin huadhënien dhe në këtë mënyrë, janë duke e thelluar edhe më shumë situatën e recesionit

Xhorxh Provopoulos, guvernatori i Bankës Qendrore të Greqisë, është një njeri statistikash dhe ato flasin një gjuhë tepër të pastër. “Në shtator dhe në tetor, kursimet dhe depozitat bankare të grekëve pësuan rënie prej 13 miliardë eurosh. Në dhjetë ditët e para të nëntorit, rënia ka vazhduar në një shkallë të madhe”, thotë guvernatori i bankës greke para Komitetit të Ekonomisë së Parlamentit grek.

Ai shpjegon më pas se ikja e parave të qytetarëve nga bankat greke po vazhdon me një ritëm të lartë. Në fillim të vitit 2010 depozitat e kursimeve të qytetarëve privatë në Greqi kishin arritur një total prej 237.7 miliardë eurosh, ndërsa tani në fund të vitit 2011, ato kanë rënë në 49 miliardë euro. Këtë vit, rënia ka qenë me të vërtetë e përmasave të mëdha dhe po rritet gjithnjë e më shumë. Kursimet kanë rënë vetëm në muajin shtator me 5.4 miliardë euro, ndërsa në tetor kanë rënë edhe me 8 miliardë dhe ky konsiderohet të jetë edhe muaji me rënien më të madhe të depozitave të kursimeve të qytetarëve në bankat e Greqisë. “Sulmi” në llogaritë bankare vjen nga paqartësia e madhe që ka mbështjellë ardhmërinë për financat dhe ekonominë e Greqisë. Kjo situatë kulmoi me lajmin e Papandreut për organizimin e një referendumi për euron. Ky lajm dhe më pas dorëheqja e qeverisë së Papandreut shkaktuan frikë dhe madje panik tek qytetarët, duke ndikuar që ata të tërhiqnin kursimet e tyre në masë. Papandreu hoqi dorë nga plani i tij, pas një reagimi shumë të ashpër që pati nga kolegët europianë, të cilët e dënuan që të zanafillë një propozim të tillë. Më 11 nëntor u formua qeveria e re teknike greke nën Lukas Papadhimos. Ky veprim duket se deri në njëfarë pike e ka qetësuar vrullin e tërheqjes së kursimeve nga bankat, të paktën përkohësisht, sepse asgjëje nuk i dihet. Megjithatë grekët aktualisht kanë vetëm 170 miliardë euro kursime në banka ose thuajse 30% më pak nga viti 2010. Kjo hemorragji në kursimet bankare ka pasur dhe ka ndikim shkatërrimtar në ekonominë e goditur të Greqisë. Shumë kompani kanë shfrytëzuar rezervat e tyre të brendshme për të dalë nga kriza, për shkak se bankat kanë qenë të paafta për të përmbushur kërkesat për kredi, për shkak të mungesës së madhe të likuiditetit. Ndërkohë një numër gjithnjë e më i madh familjesh greke janë duke jetuar me kursimet e tyre, për shkak se taksat janë shtuar shumë dhe papunësia ka kapur shifra rekord. Në muajin gusht, papunësia arriti shifrën 18.4% Për këtë arsye dhe për arsye të tjera, grekët kanë vendosur që në shtëpi kursimet e tyre janë më të sigurta se në bankat të cilat dihet se si ngrysen dhe nuk dihet se si gdhihen. Ata që munden, po përpiqen që t’i çojnë fondet jashtë vendit. Banka Qendrore Greke vlerëson se thuajse një e pesta e depozitave të tërhequra nga bankat e Greqisë është transferuar në bankat jashtë Greqisë që gjithsesi konsiderohen se kanë një status dhe profil më të sigurt se bankat greke. Bankat janë duke e shfrytëzuar këtë pasiguri dhe bankat e Zvicrës, Lihtenshtejnit dhe Gjermanisë po përpiqen që të bëjnë për vete grekët e zhgënjyer nga sistemi i tyre bankar dhe ekonomik. Fillimisht ishin vetëm pak njerëz që tërhiqnin kursimet e tyre nga bankat, por brenda pak muajsh kjo u bë një tendencë e fuqishme. Aktualisht vihet re një numër gjithnjë e më i madh njerëzish që tërheqin shuma të vogla nga bankat, por që në total bëjnë shumë. Bëhet fjalë për njerëz që kanë kursime të vogla 3, 4 deri në 5 mijë euro. Duket qartazi që ky është panik. Tkurrja e depozitave bankare greke krahasuar me huadhëniet në total është 253 milionë euro. Analistët thonë se pjesa e kredive të këqija mund të shtohet me 20% vitin e ardhshëm ose 50 miliardë euro si rezultat i recesionit. Kjo do të përkeqësonte problemin shumë të madh të likuiditeteve që ka Greqia. Vitin e ardhshëm, problemet pritet që të thellohen edhe më shumë.

Publikuar: 11.12.2011 | 12:05
Lexuar: 451 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime