E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shefi i shtetit Ivanov, do të ketë fjalim në forum, në panel diskutimin "Si diversiteiti kulturor ndikon në zhvillim", ndërsa janë paraparë edhe takime bilaterale me përfaqësues të lartë politikë, të cilën paralajmëruan pjesëmarrje.
Ivanov nė forumin e katėrt tė Aleancės sė civilizimeve nė Doha



- Aleanca e civilizimeve, dialogu mes civilizimeve, janë pikërisht ato gjëra të cilat gjatë kohë na kanë munguar. Për këtë shkak, vendi im, Republika e Maqedonisë, e vetëdijshme për realitetin e vet unikat, është i gatshëm t'i ndajë përvojat në këto sfera dhe është aktiv dhe me përkushtim i përfshirë në këto iniciativa, tha presidenti Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në forumin e katërt të Aleancës së civilizimeve, që sot dhe nesër mbahet në kryeqendrën e Katarit, Doha.

Duke folur në panel diskutimin "Si diversiteti kulturor ndikon në zhvillimin", shefi i shtetit, tha se sot, më shumë se kurdoherë, nevojitet të organizohen takime të nivelit të lartë, ku do të mund të njoftohen vlerat e kulturave tona, por edhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ai, para të pranishmive në forum tha se asnjë kulturë ose civilizim i madh nuk është zhvilluar në izolim, por, siç tha, nëpër bashkëpunim dhe garë të vazhdueshme, por shpesh edhe nëpër konfrontim me kultura dhe civilizime tjera.

Ai me këtë rast potencoi se në vend të përleshjes, nevojitet bashkëpunim mes civilizimeve, për çka vlerëson se ekzistojnë kushte, vetëm duhet të shfrytëzohen.

Presidenti Ivanov, i uroi nikoqirit, Emirit të Shtetit të Katarit Sheik Hamad bin Kalifa al Tani, me ftesë të të cilit merr pjesë në forumin, për iniciativën që njerëz nga vende të ndryshme, nga religjione të ndryshme, të cilët flasin gjuhë të ndryshme, të ulen në tryezë të përbashkët dhe të gjithë me përkushtim të sigurojnë të ardhme më të mirë për qytetarët, shtetet, e me këtë edhe për njerëzinë në tërësi.

"Besoj se ky forum do të na mundësojë të gjejmë zgjidhje të një pjese nga këto sfida thelbësore", tha Ivanov në fund të fjalimit.

Në forumin, të cilin e ndjekin shumë media botërore, marrin pjesë shefat e shteteve, ministrat e punëve të jashtme, organizata joqeveritare, përfaqësues të shoqërisë civile, organizata rinore, fondacione, media, nëpunës shkencorë dhe përfaqësues të sektorit korporativ, të cilët duhet të kontribuojnë që ky takim i katërt i Aleancës të bëhet pikë kthyese e kësaj iniciative.

Mes mysafirëve janë edhe sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun, presidentët e Shqipërisë, Gjermanisë, Austrisë, Sllovenisë dhe Rumanisë, Bamir Topi, Krisitjan Vulf, Hjanc Fisher, Danillo Tirl dhe Trajan Basesku, Emiri i Kuvajtit Sheik Sabah al Ahmed al Xhabir al Sabah, si dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Kalifa bin Zajed al Nahjan.

Temat dhe qëllimet e këtij tubimi të Aleancës, ku pjesëmarrësit do të debatojnë për rëndësinë e diversitetit kulturor për zhvillim, promovimin e besimit dhe tolerancës për përparimin e qëllimeve zhvillimore, si dhe për strategjitë e reja për dialog interkulturor, mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Aleanca e civilizimeve është iniciativë ndërkombëtare e vendosur nga Kombet e Bashkuara në vitin 2005 nga sekretari i atëhershëm i përgjithshëm i Organizatës Botërore Kofi Anan në patronazh të Spanjës dhe Turqisë. Qëllimi kryesor i iniciativës është zhvillimi i bashkëpunimit dhe mirëkuptimi më i mirë mes shteteve dhe përballjen me ndarjet, polarizimin dhe ekstremizmin në dhe mes shoqërive. Tre forumet paraprake u mbajtën në Madrid, Stamboll dhe Rio de Zhanejro.

Me pjesëmarrjen e presidentit Ivanov në këtë Forumin, si dhe pjesëmarrjen e ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski në të gjitha tre forumet, Republika e Maqedonisë e konfirmon angazhimin e saj aktiv në këtë iniciativë ndërkombëtare.

Në margjinat e forumit, janë paraparë edhe më shumë takime bilaterale të presidentit Gjorge Ivanov me përfaqësues të lartë politikë, si dhe takim me Emirin e Katarit.

Publikuar: 11.12.2011 | 16:18
Lexuar: 458 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime