Siç kumtoi kompania, qëllimi i këtij kthimi strategjik është që brendi të qëndroj në tregjet evropiane pas suksesit relativisht të dobët me plasmanin e televizorëve të "Panasonik"-ut në Evropë.
Pas mungesës gjashtë vjeçare, gjiganti elektronik "Panasonik" në fillim të vitit 2012 do të kthehet në tregjet e telefonisë celulare në Evropë me një paletë të re të telefonave "smart" (të mençur).
Siç kumtoi kompania, qëllimi i këtij kthimi strategjik është që brendi të qëndroj në tregjet evropiane pas suksesit relativisht të dobët me plasmanin e televizorëve të "Panasonik"-ut në Evropë.
Sipas paralajmërimeve, "smartfoni" i ri, i dedikuar për konsumatorët evropianë, do të ketë ekran prej 3,4 inçë dhe kamerë prej tetë milion pikselë. Telefoni, emri i të cilit ende nuk është publikuar, do të jetë i hollë dhe rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.