Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj pat deklaruar se vlerësimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE) nëse Serbisë do ti ndahet statusi i kandidatit do të jetë më 12 shkurt, ndërsa Këshilli i Ministrave të BE-së vendimin definitiv do ta marrin në fillim të marsit.
Nënkryetari në dorëheqje i Qeverisë së Serbisë, Bozhidar Gjeliq , ka deklaruar se Serbia as në muajin mars nuk e ka të garantuar se do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Serbia nuk mori statusin e kandidatit në samitin e Brukselit që u mbajt më 9 dhjetor, pasi që është kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuj pat deklaruar se vlerësimi i ardhshëm i Bashkimit Evropian (BE) nëse Serbisë do ti ndahet statusi i kandidatit do të jetë më 12 shkurt, ndërsa Këshilli i Ministrave të BE-së vendimin definitiv do ta marrin në fillim të marsit.
Por, Gjeliq, i cili menjëherë pas mos marrjes së statusit kandidat pati dhënë dorëheqje, thotë se statusi i kandidatit nuk është i sigurt as në muajin mars.
Nëse nuk ndryshojnë pozicionet nuk do të jetë thjeshtë për të fituar statusin e kandidatit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të shkojmë në bisedime, është shprehur ai.
Gjeliq përkujton se me rastin e vendimit për kandidaturën e Serbisë, Këshilli Evropian për herë të parë në histori nuk mori parasysh mendimin e Komisionit Evropian për kandidaturën e një vendi.
Sipas tij, dy shtetet, të cilat kanë shprehur më së shumti rezerva ndaj mos dhënies së statusit të kandidatit ishin Gjermania dhe Austria, të cilat publikisht kanë bërë të ditur se për një qëndrim të tillë ka ndikuar plagosja e ushtarëve të tyre në veri të Kosovës nga serbët e rebeluar.