E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Deputeti i "Rusisë së Drejtë", Genadij Gudkov konsideron se reagimi i presidentit ka qenë i "dobët" dhe thekson se nga shefi i shtetit pret aksione më konkrete.
Opozita ruse kėrkon hetim pėr parregullsitė zgjedhore, Qeveria konsideron se negociatat nuk do t'I ndryshojnė rezultatet







Pohimet e opozitës ruse për mashtrime në zgjedhjet e mbajtura më 4 dhjetor prekin një pjesë të vogël të fletëvotimeve dhe nuk mund të ndikojnë mbi rezultatet, theksoi sot Dimitrij Peskov, zëdhënës i kryeministrit Vladimir Putin.

Peskov theksoi se të gjitha ankesat të jenë të vlefshme, ato janë 0,5 për qind nga të gjitha votat.

"Dhe të lejojmë se është e mundur të kontestohen ato fletëvotime para gjykatës, kjo nuk mundet në asnjë rast ta vendos nën pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve apo rezultatet përfundimtare" deklaroi ai.

Përfaqësues të partive opozitare ruse mbrëmë kërkuan nga presidenti rus Dmitrij Medvedev të imponojë verifikimin e pohimeve për parregullsitë zgjedhore dhe konfirmim të përgjegjësisë penale për shkak të, siç pohojnë, falsifikimit të rezultateve.

Ata gjithashtu shfaqën dëshpërim me reagimin e Medvedevit, i cili në profilin në Internet rrjetin social ka shkruar dhe ka imponuar të hetohen "të gjitha vërejtjet nga vendvotimet të cilat u dedikohen respektimit të ligjit për zgjedhjet", të mbajtura më 4 dhjetor.

Lideri i partisë "Jablloko" Sergej Mitrohin konsideron se shprehja e mendimit të lirë të presidentit përmes rrjeteve sociale është "e pamjaftueshme". Ai konsideron se Medvedevi, si garantues i Kushteturës, është i obliguar t'ia imponojë Prokurorisë dhe Këshillit hetues të ngrisin padi pebale në raste të falsifikimit dhe t'i verifikojnë faktet e theksuara në media dhe në Internet.

Deputeti i "Rusisë së Drejtë", Genadij Gudkov konsideron se reagimi i presidentit ka qenë i "dobët" dhe thekson se nga shefi i shtetit pret aksione më konkrete.

Shefi i shërbimit juridik i Partisë Komuniste, Vadim Solojev gjithashtu është i pakënaqur nga reagimi i presidentit rus. "Zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të ndershme", tha Solojev.

Medvedev njoftoi dje në njërin prej rrjeteve sociale, ku, mes tjerash, shkroi se ka imponuar të verifikohen informatat për parregullsitë zgjedhore në vendvotimet. Ai gjithashtu ka theksuar se është i kënaqur se si ka kaluar mitingu i djeshëm i opozitës në Moskë, por nuk pajtohet me deklaratat e parullave të cilat u thanë atje.

Publikuar: 12.12.2011 | 13:23
Lexuar: 389 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime