E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezultatet, përfaqësuesit e MEPSO sot i prezantuan para përfaqësueseve të pranishëm të sistem operatorëve transmetues nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Greqia, Italia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Qiproja.
Nė Zagreb hapet Takimi i sistem - operatorit transmetues nga EJL






Maqedonia në gjashtë vitet ardhshme do të duhet të investojë 60 milion euro në lidhjen interkonektuese me 400 kilovat largpërçues me Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën si dhe në trafostacionin e ri 400/110 kilovat në Ohër të cilat janë me peshë pan-evropiane. Asociacioni evropian i sistem-operatorëve transmetues (ENTSO-E) parashikon deri në vitin 2020 në vendet e Evropës Juglindore të ndërtohen 10.400 kilometra largpërçues të rinj interkonektues, të integruara në 21 projekte, investime të vlerësuara në 4 miliardë euro. Në ato hyjnë edhe tre lidhje interkonektuese që duhet të bëhen në Maqedoni, si dhe trafostacioni i ri.

Kjo është potencuar në Takimin e sistem operatorëve transmetues nga Evropa Juglindore që sot mbahet në Zagreb nën patronazhin e Asociacionit evropian të sistem operatorëve transmetues (ENTSO - E), në të cilën prezantohet lista e projekteve prioritare, të cilat do të ndërtohen në 13 vende të EJL-së deri në vitin 2020, të përpunuar në bazë të metodologjisë për llogari të kapaciteteve transmetuese nga profesionistë të Sistemit elektrotransmetues të Maqedonisë (MEPSO) nën patronazhin e ENTSO-E.

Rezultatet, përfaqësuesit e MEPSO sot i prezantuan para përfaqësueseve të pranishëm të sistem operatorëve transmetues nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Greqia, Italia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Qiproja.

MEPSO si anëtare e plotëfuqishme e ENTSO-E në prill të këtij vitit ështe zgjedhur të përpilojë metodologji në bazë të cilës do të bëj llogaritjen e kapacitete të rrjetit përçues të vendeve nga EJL. Në bazë të rezultateve të fituara është bërë listë nga lidhjet prioritare largpërçuese, të miratuar nga ENTSO-E për rajonin e Evropës Juglindore. Të gjitha këto 21 projektet janë pjesë e planit investues 10 vjeçar për zhvillimin e rrjetiti për transmetues pan-evropian. Përfaqësuesit e MEPSO për pesë muaj me sukses e përfunduan procesin i cili përfshin: përpilimin e metodologjisë, llogaritjet e kapacitetit transmetues dhe marrjen e rezultateve për modelet për bruto kapacitetet transmetuese të rrjetit transmetues të shteteve nga Evropa Juglindore. Modelet janë bërë në bazë të projektimeve për rritjen e nevojave për prodhimin dhe konsumimin e energjisë elektrike në rajonin e Evropës Juglindore.

Publikuar: 12.12.2011 | 13:37
Lexuar: 270 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime