E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministria e Mjedisit Jetësor deri më tani ka dhënë 30 leje A të integruara për kapacitete industriale në mbarë Maqedoninë, ndërsa për 28 është në rrjedhë procedura.
Ademi: Pėr shkak tė ajrit tė ndotur inspektime nė kapacitetet industriale







Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes inspektimeve e ndjekin gjendjen në kapacitetet industriale që ta përcaktojnë pjesëmarrjen e tyre në ndotjen e ajrit në Shkup. Si pjesë e masave për tejkalimin e gjendjes së Qytetit të Shkupit duhet të fusë ndryshime në regjimin e komunikacionit në rajonin qendror, në transportin publik të kyç autobusë më të rinj dhe ekologjik dhe ta ulin çmimin e biletave në transportin me autobusë në periudhën e dimrit.

Këtë e kumtoi sot ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para takimit me organizata joqeveritare.

Ministria e Mjedisit Jetësor deri më tani ka dhënë 30 leje A të integruara për kapacitete industriale në mbarë Maqedoninë, ndërsa për 28 është në rrjedhë procedura. "Katër prej tyre janë pikërisht kapacitetet e mëdha në Shkup, por pavarësisht se nuk e kanë lejen e integruar, i ndjekim gjendjet edhe me ato kapacitete të mëdha. Pikërisht për këtë gjë sot inspektorët janë në terren dhe presim rezultate", tha Ademi.

Sipas tij, masat të cilat ndërmerren me Qytetin e Shkupit nuk mund të japin rezultate prej sot për nesër, por, siç tha, varësisht nga ndryshimet klimatike kualiteti i ajrit ndryshon në drejtim pozitiv.

Për gjendjen me ajrin e ndotur Ademi paralajmëroi biseda me organizata joqeveritare, prej të cilëve deshi të dëgjojë propozime edhe për ndotësit e mëdhenj, ndryshimet klimatike, për përfshirjen e tyre në procedurat rreth marrjes së lejeve të integruara edhe në realizimin e planeve të komunave dhe të Ministrisë. "Qëllimi është që t'i njoftojmë me prioritetet tona, por edhe të bisedojmë për problemet e tyre dhe si mund të kyçen në të gjitha procedurat", tha Ademi.
Ademi: Për shkak të ajrit të ndotur inspektime në kapacitetet industriale

Nga organizatat civile nga sfera e ekologjisë thonë se nuk mund të se thonë cili është ndotësi më i madh te kapacitetet industriale, pasi që, siç thonë, ata nuk u lejojnë të hyjnë në qarqet e tyre. Krahas ndotësve të mëdhenj, me ndotjen e ajrit, sipas tyre ndikon standardi i ulët për të cilën gjë qytetarët për t'u ngrohur shfrytëzojnë drunj, nëpër rrugët drejtohen automjete të vjetra, por edhe lënda e cila shfrytëzohet për karburante jokualitative që përdoret.

"Varfëria është ndotës më i madh pasi që me ngritjen e çmimi të ngrohjes qendrore, qytetarët gjithnjë e më shumë drejtohen në trupe alternative termike. Në një ndërtesë në Qendrën e Shkupit me 55 banesa 12 ngrohen me drunj. A ka ndotës më të madh se kjo? Gjithashtu edhe automjetet të cilat i vozisim janë më të vjetra, por edhe atë që kemi një prej karburanteve më kualitative në rajon dhe më gjerë. Njëherësh një pjesë e rëndësishme e ndërtimeve në qendër shkaktojnë pluhur", deklaroi Dushko Hristov nga organizata joqeveritare "Tre të katërtat e urave të ballkanit Shkup".

Sipas matjes së ueb faqes "Shkupi merr frymë" në qendër të Shkupit nga mëngjesi kualiteti i ajrit është i rrezikshëm për nga shëndeti i njerëzve, me indeks prej 356. Si masë kujdesi rekomandohet të gjithë personat t'i shmangen çfarëdo lloji aktiviteti fizik në vend të hapur. Pluhuri është i përfaqësuar me 504,59 mikrogramë në një metër kub.
Ademi: Për shkak të ajrit të ndotur inspektime në kapacitetet industriale

Publikuar: 12.12.2011 | 15:14
Lexuar: 443 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime