E enjte, 23.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga Majorka, Ibiza, Santorini, Tenerife e deri tek ishulli Rodes Plazhet spektakolare dhe klubet e natës më të njohura në mbarë botën Majorka është një ndër ishujt më të njohur në botë. Panorama e mrekullueshme dhe klubet e natës e kanë klasifikuar atë në krye të listës së dhjetë ishujve më të famshëm të Evropës.
Dhjetė ishujt mė tė famshėm tė Evropės













Nga Blendina Cara

Nga Majorka, Ibiza, Santorini, Tenerife e deri tek ishulli Rodes
Plazhet spektakolare dhe klubet e natës më të njohura në mbarë botën
Majorka është një ndër ishujt më të njohur në botë. Panorama e mrekullueshme dhe klubet e natës e kanë klasifikuar atë në krye të listës së dhjetë ishujve më të famshëm të Evropës.

Majorka është ishulli më i madh në Spanjë dhe vizitorët shkojnë atje për panoramën e mrekullueshme dhe jetën e natës në ishullin më të famshëm të Evropës. Klubet dhe baret në kryeqytetin Palma dhe qytetin El Arenal tërheqin pushues nga e gjithë Evropa. Majorka ka dhe plazhe të pastra e mahnitëse si “Puro beach” në Palma. Në Palma gjenden pika turistike të famshme si katedralja “La Seu” dhe pallati “Real de la Aludaina”, si dhe ekziston mundësia për të eksploruar fshatrat idilike dhe tregjet e çuditshme vendase.

Në vend të dytë qëndron një tjetër ishull spanjoll. Gran Kanaria është pjesë e Ishujve Kanarie, rreth 200 kilometra nga bregdeti i Afrikës perëndimore. Ishulli spanjoll është një destinacion i kërkuar nga turistët, të cilët dëshirojnë të qetësohen në plazhet me duna pranë qytetit Maspalmoas. Ata që janë të dhënë pas kulturës mund të vizitojnë kështjellën “Castillo de la Luz”, një fortesë e ndërtuar për të mbrojtur qytetin nga piratët në Las Palmas. Turistët që kërkojnë më shumë aventura mund të vizitojnë qendrën e Gran Kanarias, ku gjendet mali Pozo de las Nieves, me lartësi 2000 metra.

Në ishullin grek, Rodes me bukuri të jashtëzakonshme gjendet Kolosi i Rodesit, një prej Shtatë Mrekullive të Botës. Në qytetin e vjetër në Rodes mund të gjenden plot relike të mesjetës, ndaj ai është klasifikuar si zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Turistët aty mund të gjejnë plot pamje interesante, përveç atyre historike. Një prej tyre është gjiri i mbrojtur nga era në Kallithea, i cili ofron një pamje fantastike. Gjithashtu turistët mund të bëjnë dhe zhytje në ujë në ishull. Tenerife është ishulli më i madh i Ishujve Kanarie dhe tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët janë në kërkim të plazhit dhe eksplorimit të malit më të lartë të Spanjës, Pico del Teide, me lartësi 3718 metra.

Që aty turistët mund të shohin krateret vullkanike të ishullit. Universiteti “San Fernado de La Laguana” në San Kristobal de La Laguana është universiteti më i vjetër në Ishujt Kanarie dhe një prej dy vendeve të Trashëgimisë Botërore në Tenerife, ndërkohë që tjetri është mali Teide, një vullkan, i cili aktualisht është pasiv. Ishullit të famshëm spanjoll, Ibiza, i ka dalë nami për shkak të klubeve “Pacha”, “Space” dhe “Amnesia”, të cilat gjatë verës mbushen me modele dhe njerëz të tjerë të famshëm. Në Ibiza ndodhet dhe klubi më i madh në botë, “Club Privilege”, me një kapacitet prej 10 mijë vetash. Ishulli është më shumë se një destinacion i kërkuar nga hedonistët e rinj, ai gjithashtu i tërheq turistët prej panoramës së mrekullueshme.

Es Verda


Es Vedra

“Es Vedra”, një rezervë e vogël natyrore, rreth dy kilometra nga bregu perëndimor i Ibizas është e pabanuar dhe u jep mundësinë turistëve të shijojnë perëndime dielli spektakolare. Fuertaventura është gjithashtu një prej ishujve Kanarie, i cili bën pjesë në listën e ishujve më të përshtatshëm evropianë për të kaluar pushimet. Ajo çka e bën të famshëm këtë ishull është natyra ekzotike e shoqëruar me çmimet jo të shtrenjta dhe ideja se nuk ka emër shumë të njohur, e njëkohësisht është pjesë e Evropës. Fuertaventura është veçanërisht i adhuruar nga fansat e sporteve ujore. Ishulli njihet për erën e fortë dhe tërheq turistët e dhënë pas lundrimit dhe serfit. Rreth 100 kilometra nga bregu maroken, Fuerteventura ka plazhe të bardha dhe plazhe të zeza vullkanike.

Majorka


Majorka

Majorka është ishulli më i madh në Spanjë dhe vizitorët shkojnë atje për panoramën e mrekullueshme dhe jetën e natës në ishullin më të famshëm të Evropës. Klubet dhe baret në kryeqytetin Palma dhe qytetin El Arenal tërheqin pushues nga e gjithë Evropa. Majorka ka dhe plazhe të pastra e mahnitëse si “Puro beach” në Palma. Në Palma gjenden pika turistike të famshme si katedralja “La Seu” dhe pallati “Real de la Aludaina”, si dhe ekziston mundësia për të eksploruar fshatrat idilike dhe tregjet e çuditshme vendase.

Gran Kanaria


Gran Kanaria

Gran Kanaria është pjesë e Ishujve Kanarie, rreth 200 kilometra nga bregdeti i Afrikës perëndimore. Ishulli spanjoll është një destinacion i kërkuar nga turistët, të cilët dëshirojnë të qetësohen në plazhet me duna pranë qytetit Maspalmoas. Ata që janë të dhënë pas kulturës mund të vizitojnë kështjellën “Castillo de la Luz”, një fortesë e ndërtuar për të mbrojtur qytetin nga piratët në Las Palmas. Turistët që kërkojnë më shumë aventura mund të vizitojnë qendrën e Gran Kanarias, ku gjendet mali Pozo de las Nieves, me lartësi 2000 metra.

Rodes


Rodes

Në ishullin grek me bukuri të jashtëzakonshme gjendet Kolosi i Rodesit, një prej Shtatë Mrekullive të Botës. Në qytetin e vjetër në Rodes mund të gjenden plot relike të mesjetës, ndaj ai është klasifikuar si zonë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Turistët aty mund të gjejnë plot pamje interesante, përveç atyre historike. Një prej tyre është gjiri i mbrojtur nga era në Kallithea, i cili ofron një pamje fantastike. Gjithashtu turistët mund të bëjnë dhe zhytje në ujë në ishull.

Tenerife


Tenerife

Tenerife është ishulli më i madh i Ishujve Kanarie dhe tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët janë në kërkim të plazhit dhe eksplorimit të malit më të lartë të Spanjës, Pico del Teide, me lartësi 3718 metra. Që aty turistët mund të shohin krateret vullkanike të ishullit. Universiteti “San Fernado de La Laguana” në San Kristobal de La Laguana është universiteti më i vjetër në Ishujt Kanarie dhe një prej dy vendeve të Trashëgimisë Botërore në Tenerife, ndërkohë që tjetri është mali Teide, një vullkan, i cili aktualisht është pasiv.

Ibiza


Ibiza

Ishullit të famshëm spanjoll, Ibiza, i ka dalë nami për shkak të klubeve “Pacha”, “Space” dhe “Amnesia”, të cilat gjatë verës mbushen me modele dhe njerëz të tjerë të famshëm. Në Ibiza ndodhet dhe klubi më i madh në botë, “Club Privilege”, me një kapacitet prej 10 mijë vetash. Ishulli është më shumë se një destinacion i kërkuar nga hedonistët e rinj, ai gjithashtu i tërheq turistët prej panoramës së mrekullueshme. “Es Vedra”, një rezervë e vogël natyrore, rreth dy kilometra nga bregu perëndimor i Ibizas është e pabanuar dhe u jep mundësinë turistëve të shijojnë perëndime dielli spektakolare.

Fuerteventura


Fuerteventura

Fuertaventura është gjithashtu një prej ishujve Kanarie, i cili bën pjesë në listën e ishujve më të përshtatshëm evropianë për të kaluar pushimet. Ajo çka e bën të famshëm këtë ishull është natyra ekzotike e shoqëruar me çmimet jo të shtrenjta dhe ideja se nuk ka emër shumë të njohur, e njëkohësisht është pjesë e Evropës. Fuertaventura është veçanërisht i adhuruar nga fansat e sporteve ujore. Ishulli njihet për erën e fortë dhe tërheq turistët e dhënë pas lundrimit dhe serfit. Rreth 100 kilometra nga bregu maroken, Fuerteventura ka plazhe të bardha dhe plazhe të zeza vullkanike.

Korfuz


Korfuzi]/b]

Ishulli grek është i lidhur ngushtë me mitologjinë greke. Është vendi ku Poseidoni çoi gruan e tij, Korkyra dhe Homeri e ka cilësuar ishullin si parajsë, tek vepra e tij “Odisea”. Në ditët e sotme Korfuzi njihet për bimësinë dhe shpeshherë quhet “ishulli i gjelbër”. Pemët e ullinjve, të cilat mund të rriten deri në 20 metra dominojnë pjesën jugore të ishullit. Turistët e interesuar për pjesën e trashëgimisë dhe kulturës mund të vizitojnë monastirin “Moni Paleokastritsa”, i vendosur në majë të një shkëmbi, nga ku ishulli duket si në pëllëmbë të dorës.

Lamzarote


[b]Lanzarote


Spanja dominon listën me ishujt e saj. Lanzarote është ishulli i katërt më i madh i ishujve Kanarie, dhe forma e tij është pasojë e shpërthimeve vullkanike. Turistët mund të vizitojnë parkun kombëtar “Timanfaya” dhe të mësojnë mbi origjinën vullkanike të ishullit, teksa shijojnë ushqimin në restorantin “El Diablo”, ku mishi piqet në zgarën e një oxhaku vullkanik. Turistët, gjithashtu, mund të udhëtojnë në shpellat dhe tunelet e formuara nga llava e nëndheshme në “Cueva de los Verdes”.

Menorka


Menorka

Ky ishull është pranë ishullit tjetër spanjoll, Majorkës. Menorka tërheq turistë që kanë si synim të marrin rreze dielli dhe ato që janë të interesuar për arkeologjinë. Sistemi i shpellave, vendet e gërmimit dhe rrënojat e lashta e bëjnë atë një vend shumë interesant për ekskursione. Për ato që janë të interesuar për arkitekturën, fortesa “La Mola” është mbi portin Mao dhe është një prej vendeve më të preferuara nga turistët. Gjithashtu, manastiri i shekullit të 15-të “Museu de Minorca”, i kthyer tashmë në muze, ofron mundësinë për të mësuar mbi historinë e ishullit.

Santorini


Santorini

Shumë pak vende në tokë mund të jenë aq joshës sa ky ishull grek, ku fshatrat me shtëpi të bardha e çati blu, janë vendosur mbi honet vullkanike. Aty mund të gjeni një tavernë të këndshme, plot me prodhime deti të freskëta shoqëruar me uzo të mrekullueshme dhe pamje nga deti. Ishulli grek ia detyron panoramën spektakolare, pikërisht shpërthimeve vullkanike. Santorini njihet për arkitekturën unike, të shtëpive të ndërtuara mbi shkëmbinj. Sfondi romantik dhe plazhet e mrekullueshme e bëjnë Santorinin shumë popullor veçanërisht për çiftet.

Publikuar: 11.07.2009 | 23:50
Lexuar: 7297 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
ortensjo (03/03/2010 13:10:45) wondeerful s'do te nguroja te vizitoja te pakten 7 prej tyre
diellza (09/07/2010 22:32:15) cili eshte ishulli me i madh
aldo (30/01/2012 19:05:43) afaf
Albana (20/02/2014 21:23:19) cilet jan ishujt e medhenj,te vegjel dhe te mesem
vebi (27/04/2014 14:34:57) Cilit shtet I takojne ishujt Kanare
for you (08/06/2014 19:50:22) it is a very nice idea.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime