Prof. dr. Musa Stavileci është njëri nga recenzentët e kësaj vepra shkencore, që sipas autorit është ai i cili i mëson, i përkrah dhe inkurajon të gjithë, si për shkencë ashtu edhe për mësimdhënie. Është nderë për Universitetin tonë që profesor Musa është angazhuar në FSHZ, ndërsa Mr. sc. Enis Jakupi pati fatin të jetë edhe asistent në lëndët që ai ligjëron.
Në praninë e studentëve dhe stafit akademik, të premten në amfiteatrin e USHT-së u promovua vepra e Mr. sc. Enis Jakupit, me titull: "ANALIZA E VEPRIMIT TË FAKTORIT TË SJELLJES GJATË DIMENSIONIMIT TË STRUKTURAVE BETONARME, SIPAS EC8 NGA KËNDVËSHTRIMI I ARKITEKTIT".
Në fjalën e tij përshëndetëse, autori ndër të tjera tha, se falënderime të veçanta i drejtohen dekanit, si dhe kolegëve të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara.
Të jesh pjesë e këtij kolektivi, ku mbillet dija e frymës teknike, është privilegj. Të jesh pedagog është kënaqësi dhe përgjegjësi. Ky privelegj dhe kjo kënaqësi mundësuan që sot të jem para jush, nënkuptohet me mbështetjen dhe përkrahjen parezervë që pata nga recensentët e mi, Prof. dr. Musa STAVILECI dhe Prof. dr. Elena DUMOVA-JOVANOSKA.
Prof. dr. Musa Stavileci është njëri nga recenzentët e kësaj vepra shkencore, që sipas autorit është ai i cili i mëson, i përkrah dhe inkurajon të gjithë, si për shkencë ashtu edhe për mësimdhënie. Është nderë për Universitetin tonë që profesor Musa është angazhuar në FSHZ, ndërsa Mr. sc. Enis Jakupi pati fatin të jetë edhe asistent në lëndët që ai ligjëron.
Ndërsa për rëndësinë dhe karakterin shkencor të veprës në fjalë, Mr. sc. Enis Jakupi, para të pranishmive e elaboroi se nëpërmjet këtij botimi ka tentuar që materiali i paraqitur të jetë i dobishëm për studentët e viteve të larta dhe diplomantët në FSHZ, në formimin profesional të tyre, apo për zgjerimin e thellimin e njohurive në fushën e inxhinierisë sizmike. Ne jemi fakultet në formim e sipër dhe kemi nevojë për shumë gjëra, e për literaturë në gjuhën shqipe të mos flasim.
Dekani i FSHZ-së, Prof. dr. Abdyl Koleci, në fjalën e tij përshëndetëse uroi që ky kandidat të jetë ai i cili do ti motivojë edhe të tjerët të botojnë vepra shkencore nga lëmia e ndërtimtarisë dhe arkitekturës duke shpresuar se shumë shpejt Enis Jakupit do të kurorëzohet me gradën doktor i shkencave teknike.
Recensenti i veprës, Prof. dr. Musa Stavileci, e vlerësoi lartë veprën Analiza e veprimit të faktorit të sjelljes gjatë dimensionimit të strukturave betonarme, sipas EC8, i cili u shpreh se me kënaqësi ka pranuar ftesën që, në cilësinë e recensentit, të thotë disa fjalë lidhur me librin Analiza e veprimit të faktorit të sjelljes gjatë dimensionimit të strukturave betonarme, sipas EC8, të autorit Enis Jakupi.
Sipas prof. Stavilecit, materiali i prezantuar në këtë botim është shumë pak i trajtuar në literaturën teknike në gjuhën shqipe, prandaj këtë vepër e vlerësoi se autori ka qenë i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat do të ndeshet gjatë përpilimit të materialit, pra edhe për përgjegjësinë e madhe që ai ka marrë për të përcaktuar përmbajtjen adekuate, vëllimin e konsiderueshëm dhe mënyrën e përshtatshme të zbërthimit të këtij botimi. Si përmbajtje, teksti është trajtuar dhe zbërthyer në tetë kapituj.
Nga një aspekt, botimi është produkt i punimit të magjistraturës, të cilin autori e ka mbrojtur në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup. Por, nga ana tjetër, përmban edhe disa trajtime të domosdoshme teorike, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në punimin e magjistraturës.
Duke pasur parasysh shtrirjen e madhe të tematikës së veprimit të faktorit të sjelljes gjatë dimensionimit të strukturave betonarme, sipas EC8, në këtë botim, natyrshëm, nuk është përfshirë gjithë ajo tematikë.
Kjo vepër, me mënyrën e prezantuar të shtjellimit të materialit, do të jetë e dobishme për studentët dhe lexuesit e interesuar, tha ndër të tjera Prof. dr. Musa Stavileci.
Promovimin e veprës në fjalë e përshëndeti edhe studentja e Programit studimor të Arkitekturës, Fitore Uzairi, e cila shprehi mirenjohje dhe fjalë miradie për Mr.sc. Enis Jakupin duke e vlerësuar kontributin e tij si pedagog të ndershëm në Universitetin Shtetëror të Tetovës, që i kalon përmasat e modestisë, kontributi i assitentit lidhet me veprimtarinë e tij mësimdhënëse, shkencore dhe edukative.
Mr. sc. Enis Jakupi është asistent në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara në Programin studimor të Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ndërsa kjo është vepra e tij e dytë.