Duke pritur të rejat prej çiftit, Afërdita këtë fundvit do e festojë me familjen e saj në Amerikë, kurse Shpati do të këndojë në Zvicër. Për programet e Vitit të Ri që të dy do të paraqiten me këngë të reja.
Qëkur kanë shkelur për herë të parë skenën, ata janë pëlqyer nga publiku, kurse pasi kanë bërë fejesën, ata të dy po pëlqehen edhe më shumë. Me muzikë po u ecën të dyve mirë, edhe pse Afërdita po përparon shumë në modelizëm.
Pasi shumica i njohin si çift, Afërdita dhe Shpati shpesh gjenden nëpër sondazhe të ndryshme që realizohen nëpër rrjetet sociale. Edhe për këtë vit ata dy kanë rrëmbyer çmimin e çiftit më të bukur të skenës shqiptare, duke lënë mbrapa shumë çifte të tjerë, si: Neda dhe Ogreni, Nora dhe Roberti, Bertina dhe Erjoni, Bjordi dhe Adelajda, si dhe shumë çifte të tjera të njohur të skenës.