Ndryshimet e rregullores për prodhim të cigareve i ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe konventave të BEsë. Kështu do të ulej numri i personave që pinë duhan por edhe i sëmundjeve kancerogjene, sterilitetit te gratë dhe sëmundjeve të zëmrës.
Nga shtatori në pakot e cigareve përveç shkrimeve për dëmet që sjell duhani do të vendosen edhe fotografi të personave që kanë pësuar nga nikotina.
Ndryshimet e rregullores për prodhim të cigareve i ka përgatitur Ministria e Shëndetësisë me rekomandim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe konventave të BEsë. Kështu do të ulej numri i personave që pinë duhan por edhe i sëmundjeve kancerogjene, sterilitetit te gratë dhe sëmundjeve të zëmrës.
"Atë që ne mund ta premtojmë është se do të ulet numri i konsumuesve të nikotinës, do të shpëtohen jetët e njerëzve, do të përmirësohet shëndeti i popullatës dhe e gjithë kjo do të fillojë si aktivitet në shtator të 2009 - ës', premton Mome Spasovski, Kordinator Nacional.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani tha se kjo praktikë është zbatuar në disa shtete të BEsë, si në Angli, Belgjikë dhe Rumani. Atje janë treguar rezultate pozitive.
"Është dëshmuar te vendet e BEsë të cilat përdorin këto fotografi nëpër pakot e duhanit se efekti është më i madh te paralajmërimet të cilat përmbajnë edhe foto vizuele të pjesëve të trupit të dëmtuara nga konsumimi I duhanit", tregon Bujar Osmani, ministër i Shëndetësisë.
Analizat tregojnë se Maqedonia renditet e dyta në Evropë për nga numri i pirësve të duhanit. 8.2 për qind janë të mitur të moshës nën 15 vjeç.
"Brengos fakti se rreth 20 për qind nga të anketuarit kanë thënë se kanë tendenca të pinë duhan edhe vitin që vjen. Dukuri tjetër negative është se në kurikulumet e shkollave nuk janë përfshirë përmbajtje për parandalimin e pirjes së duhanit", tregon Elena Qosiç, përfaqësuese e Entit republikan për mbrojtje shëndetësore.
Nga ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se me vendosjen e kësaj rregullore synohet edhe ulja e shpenzimeve që po bën Ministria në mjekimin e sëmundjeve të shkaktuara nga pirja për një kohë të gjatë të duhanit. Lartësia e shpenzimeve për një vit arrin shifrën 60 milion euro.
Meral Ismaili