E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marie-Ange Casta, është 12 vjeç më e vogël se Laetitia. Ka vendosur të ecë në gjurmët e saj, si modele dhe aktore, por pa komplekse. “Nëse nuk funksionon, do të gjej një rrugë tjetër”. Ndërkohë, ka xhiruar tre filma dhe një seri televizive.
Marie-Ange Casta: “Dua tė ndjek gjurmėt e motrės sime, Laetitia”










Marie-Ange Casta nuk është një tip që impresionohet kollaj. Në moshën 21-vjeçare ka vendosur të ndjekë gjurmët e motrës së saj të famshme, Laetitia, duke nisur karrierën si modele dhe aktore. Ajo nuk ka frikë nga krahasimet, dhe as nga ajo që të tjerët do të thonë. “Kam dëshirë të bëj këtë, kam dëshirë ta provoj. Nëse ecën keq, punë e madhe, kam gjithë jetën përpara për ta provuar”. Teksa pi një çaj menteje në barin e një hoteli parisian, Marie-Ange duket si një fëmijë: fytyrën e ka të pastër si qelq, ndërsa flokët ngjyrë gruri të gjatë deri në bel. E veshur e gjitha me të zeza, duket një femër e vërtetë elegante franceze. Karriera e saj nisi me filmin “Mineurs 27”, të Tristan Aurouet, dhe Marie-Ange Casta do të shfaqet sërish në ekranin madh francez në mes të dhjetorit me “Des vents contraires”, të Jalil Lespert.

Ndërkohë, ka xhiruar një seria televiziv (“Les Lascars”), një tjetër film (”Viens là que je te tue ma belle”, i Jean-Stéphane Sauvaire) dhe u vu re në sfilatën e fundit të “Miu Miu”, teksa mbante veshur një fustan ngjyrë kremi që i linte zbuluar gjithë shpinën. “Jam shumë e kënaqur me këtë që bëj, edhe pse kërkon shumë angazhim. Dhe të mendosh se dy vjet më parë doja të bëhesha mësuese e edukimit artistik”, - tregon Marie. Por pastaj i mjaftoi vetëm një vit universitet për të kuptuar që ajo nuk ishte rruga e saj. “E kuptova menjëherë që ajo nuk ishte rruga ime.

Bëra gati valixhet, u largova nga Korsika, ku kam lindur dhe zbarkova në Paris, e vendosur për të reflektuar për të ardhmen time. Pas një kalimi të shpejtë në një shkollë mode, motra ime, Laetitia më prezantoi me menaxherin e saj. Pastaj, ‘Mango’ më zgjodhi si modele dhe karriera ime nisi ngjitjen”. Marie-Ange Casta tregon se është një person shumë i vendosur. Që në moshën 12-vjeçare ajo i njihte mirë aspiratat e saj. E dinte që arti do ishte pjesë e jetës së saj, por ishe duke u mundur të gjente rrugën e duhur, atë që do e bënte të ndihej mirë. Ajo e njeh botën e modës dhe kinemasë që kur ishte fëmijë, falë Laetitias, e cila është 12 vjeçe më e madhe. “E di që kërkon shumë punë dhe ambicie.

Por unë mendoj se i kam të dyja”. Për të thonë se ka një karakter të vështirë, është pak instiktive dhe impulsive. Kalon shpejt nga e qeshura tek lotët, por kjo nuk është defekt për ata që duan të bëhen aktorë. “Unë mendoj se është e nevojshme të kesh një dozë emocionesh për të jetuar dhe nxjerrë sa më mirë rolet dhe personazhet që i propozohen një aktori. Jeta është bërë për të jetuar, nuk duhet pasur frikë. Më mirë preferoj të vuaj se sa të mos provoj asnjë ndjenjë. Ta kontrollosh veten më shumë se sa duhet, është njëlloj sikur ke vdekur brenda në shpirt”. Marie tregon se nuk ka dëshirë të ndryshojë asnjë aspekt të pamjes së saj të jashtme, edhe pse tani merret me modë dhe kinema. “Ajo që sot mund të më duket e tepërt, nesër mund të më duhet. Jeta ndryshon, po ashtu edhe situatat para të cilave gjendemi. Ndonjëherë jam shumë kokëfortë, dhe për këtë gaboj. Por gabimet më kanë bërë kjo që jam.

Dhe jam krenare për rrugën time”. Ajo mendon se bota e spektaklit nuk do ta ndryshojë aspak, se do të jetë në gjendje të ruajë personalitetin dhe stilin e saj. “Duhet pasur besim tek vetja. Sigurisht, nëse mendojmë se të gjitha vajzat e sotme duhet të kenë të gjitha të njëjtin fizik, të flasin në të njëjtën mënyrë dhe të kenë të njëjtat ambicie, atëherë keq puna. Jam e bindur që të gjithë duhet të ruajmë diçka nga vetja”. Për sa i përket stilit të saj, Marie tregon se i pëlqen të përziejë bashkë tendencat dhe vesh vetëm ato që i rrinë mirë, edhe pse nuk mund të jenë në modë. Ajo pranon se nuk do të bënte asnjëherë sakrifica që do ta merrnin në qafë për të bërë këtë zanat.

“Nuk më kanë kërkuar kurrë të humbas kilogramë, por edhe nëse do ta bënin, nuk do të pranoja. E bëj këtë zanat për të qenë mirë, jo për t’u torturuar. Mua më pëlqen ushqimi, sidomos kuzhina aziatike. Pëlqej shumë erëzat. Ndaj nuk do hiqja dot kurrë dorë prej kësaj kënaqësie”. Për sa i përket mënyrës së saj të të menduarit dhe të sjelljes, thotë se lidhet ngushtë me vlerat që e ëma dhe i ati i kanë transmetuar. “Të jesh besnik ndaj vetes dhe kulturës, të jesh i respektueshëm dhe tolerant dhe të mos ndryshosh vetëm për t’i pëlqyer të tjerëve. Unë, Laetitia dhe vëllai ynë, Jean-Baptiste i jemi shumë mirënjohës prindërve tanë për mënyrën se si na përgatitën për jetën”.

Publikuar: 12.12.2011 | 23:13
Lexuar: 725 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime