Edhe pse muajt e fundit disa herë i demantuan spekulimet, duket se martesa ndërmjet Will Smith-it dhe Jada Pinkett Smith-it definitivisht është para fundit. Ky çift është në martesë qe plot 15 vjet dhe i kanë dy fëmijë. Në fillim të këtij viti filluan të qarkullonin fjalët se ata janë në krizë dhe së shpejti do të ndahen, por këta dy i demantonin vazhdimisht.

Një burim anonim, ua zbuloi medieve në SHBA, se ka disa javë që lidhja e tyre nuk funksionon. Janë përpjekur të qëndrojnë së bashku, ta shpëtojnë martesën si për shkak të fëmijëve, ashtu edhe për shkak të karrierës, por nuk ia arritën dhe për këtë nuk dëshirojnë të jetojnë më në gënjeshtra. Çifti ende nuk është prononcuar publikisht për këtë, por miqtë pohuan se ata jetojnë të ndarë dhe se Will gjithnjë e më shpesh shihet netëve duke u argëtuar me miqtë.