E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bashkëpunimi do të realizohet në mënyrë procedurale duke filluar në plan lokal, përmes bashkëpunimit të grupeve parlamentare për tejkalimin e problemeve të shqiptarëve.
PDSH dhe RDK arritėn marrėveshje pėr bashkėpunim






Formim të grupit punues që do të punojë në strategjinë për paraqitje të përbashkët të Partisë Demokratike Shqiptare dhe Rilindjes Demokratike Kombëtare arritën liderët e partive, Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani në takimin e sotëm në selinë e PDSH-së në Tetovë.

Bashkëpunimi do të realizohet në mënyrë procedurale duke filluar në plan lokal, përmes bashkëpunimit të grupeve parlamentare për tejkalimin e problemeve të shqiptarëve.

"Qëllimi ynë themelor është zhbllokimi i proceseve integruese në shtet. Pres që takimi ynë i ardhshëm të jetë në selinë e RDK-së për realizim të aksionit të asaj që u arrit sot", deklaroi Osmani.

Lideri i PDSH-së Thaçi sot deklaroi se bashkëpunimi bazohet në dy parime, përkeqësimi i gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni dhe stagnimi në proceset integruese të shtetit. Ai nuk dëshiroi të saktësojë nëse bëhet fjalë për koalicionim në prag të zgjedhjeve lokale për komunën e Sarajit.

"Është jomirënjohëse të flitet për aktivitete të ardhshme të përbashkëta, por grupi punues do të punojë sipas prioriteteve të arritura dhe besoj se për shumë çështje do të arrijmë marrëveshje", deklaroi Thaçi.

Publikuar: 13.12.2011 | 20:07
Lexuar: 704 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime