Ai theksoi se nuk guxohet të lejohet që Republikës së Maqedonisë t'i kthehet regjimi i vizave dhe shtoi se në mënyrë të drejtë duhet të përdoret liberalizimi i vizave.
Ministri pa resor Nexhdet Mustafa sot në Manastir mori pjesë në tribunën "Stop keqpërdorimit të liberalizimit ë vizave".
Në fjalimin a tij, Mustafa theksoi se numri i azilkërkuesve të rrejshëm kryesisht është zvogëluar dhe se kjo është për shkak të masave qeveritare dhe aktiviteteve të bëra në këtë periudhë .
"Ne si Qeveri po vazhdojmë me të njëjtën dinamikë që t'i transmetojmë të gjithë qytetarëve, e jo vetëm romëve se kuazi-agjencitë turistike i mashtrojnë të gjithë ata të cilëve u premtojnë sigurim të ndonjë lloj të dokumenteve në shtete të tjera", theksoi ministri Mustafa.
Ai theksoi se nuk guxohet të lejohet që Republikës së Maqedonisë t'i kthehet regjimi i vizave dhe shtoi se në mënyrë të drejtë duhet të përdoret liberalizimi i vizave.
"E tmerrshme do të ishte nëse sërish kthehen vizat dhe prandaj duhet t'i shpjegojmë qytetarëve se nuk guxojnë ta keqpërdorin pasaportën e tyre dhe të mos presin marrje të azilit në shtete tjera. Shkuarja e disa romëve jashtë shtetit negativisht reflektohet edhe ndaj edukimit të fëmijëve të tyre dhe këtë duhet ta ndalojmë", theksoi Mustafa.
Ministri pa resor Nexhdet Mustafa e vizitoi edhe lagjen e Manastirit Bair dhe nëpër bisedë me popullin e atjeshëm i njoftoi romët se në seancë gjyqësore janë dakorduar aktivitete për shfrytëzim më efikas të kuzhinave popullore nga personat të cilëve u është e nevojshme ndihmë e tillë.