E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gostivari me një Akademi solmne kujtoi 9 korrikun e përgjakur të vitit 1997, përkujtoi dëshmorët e kësaj dite në 12 vjetorin e rënies, ditë e përgjakur dhe e pa haruar në kujtesën e gostivarasve. Referat përmbledhës të ngjarjeve për fenomenin e flamurit paraqiti Nuri Bajrami, në atë kohë në cilësinë e gazetarit.
Gostivari rezistenca historike e flamurit kombėtar


















Akademi përkujtimore për ngjarjet e 9 korrikut të Gostivarit të vitit 1997




Sadije Aliti


Gostivari me një Akademi solmne kujtoi 9 korrikun e përgjakur të vitit 1997, përkujtoi dëshmorët e kësaj dite në 12 vjetorin e rënies, ditë e përgjakur dhe e pa haruar në kujtesën e gostivarasve.
Referat përmbledhës të ngjarjeve për fenomenin e flamurit paraqiti Nuri Bajrami, në atë kohë në cilësinë e gazetarit.

“Udhëheqësia komunale e Gostivarit atëherë në krye me Rufi Osmanin realizoi kontestin e parë demokratik institucional të pushtetit komunal shqiptar, në raport me pushtetin qëndror, politik dhe gjyqësor, të kontrolluar tërësisht nga maqedonasit. Në Gostivar filluan lëvizje të thella në rrafshin e të drejtave kombëtare” tha Bajrami.

Sipas tij pozita dhe opozita maqedonase luftën e tyre elektorale e bënin duke dalë në gara premtimesh, se kush më shumë do të shkelë mbi shqiptarët,

Gjykata Kushtetuese nën dirigjimin e Kryetarit të shtetit anuloi vendimin e Këshillit të Komunës së Gostivarit për përdorimin e flamurit. Qeveria e atëhershme e Maqedonisë dështimin ekonomik me devalvimin e denarit, planifikonte që t`a mbulojë duke demonstruar funksionimin e shtetit, përmes dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve.
“Ministri i atëhershëm për punë të brendshme Çokrevski i shoqëruar nga inspektorë të lartë të sigurimit shtetëror dhe inspektorë rajonal nga Gostivari dhe Tetova, kishte përgaditur arradhat policore për inte venim, duke i kompletuar me arradha të paguara policore sërbe” tha Bajrami.

Ai bëri të ditur se Nëntë korriku dhe ditët që vijuan pas sollën 3 të vdekur, 220 të plagosur dhë të lënduar rëndë, 745 të rrahur dhe keqtrajtuar, 380 të arrestuar, mbi 50 të dënuar për kundërvajtje. Flamuri ra, Kryetari i Gostivarit Rufi Osmani u burgos. Gostivari ra në letragjinë e thellë të heshtjes dhe të shërimit të plagëve që kullonin gjak.

“Askuj nuk i shkonte ndërmend se aparati i vënë në lëvizje për krijimin e komplotit kriminal ka lirinë e pakufizuar të shkeljes , torturës e deri në vrasjen masive të një qyteti të tërë.Tragjedia e 9 korrikut e vitit 1997 ishte skenar i drejpërdrejtë i tandemit Gligorov – Cërvenkovski me pëlqimin e drejtpërdrejtë të udhëheqësisë së atëhershme të partisë shqiptare në pushtet dhe pajtimin e heshtur të udhëheqësisë së opozitës së atëhershme shqiptare” thksoi Nuri Bajrami .

Akademi perkujtimore per 9 korrikun


Në këtë datë tragjike të vrarë nga forcat policore mbetën dëshmorët e Flamurit Shpend Iseini, Nazmi Saliu dhe Milaim Dautit.
Vullneti i pavdeksshëm, vullnet I pa venitur, I gostivarasve ktheu atë vullnet edhe njëherë në Gostivar, me votën e lirë qytetare, kur në mars të vitit 2009 sollli përsëri Rufi Osmanin në krye të Komuës.
Me duartrokitje frenetike nga të pranishmit u prit dalja në skenë e kryetart të Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani.

“Ka kaluar definitivisht koha e fjalëve të mëdha, ne ballafaqohemi me një situatë të ngjajshme si të ’97-tës, lëvizim në një teren shumë të rëshqitshëm. Moto e veprimit tim ka qenë se e kaluar e dhimbshme dhe tragjike nuk duhet të harrohet, sepse një proverp popullor thotë se nëse një popull e haron të kaluarën, ndodh ajo që të përsëritet”-tha Osmani

Siaps tij ky përvjetor do të jetë nismë e parë institucionale që të shpagujaë një borxh ndaj dëshmorëve, duke u munduar të shpagujamë këtë borxh ne e dëshmojmë ekzistencën tonë si qenie njerëzore.
Ai premtoi se merr si amanet, si njeriu i parë që drejton komunën e Gostivarit, që për familjet e dëshmorëve e të pësuarve në këto ngjarje në mënyrë institucionale të sigurojë asistencë teknike, finansiare e të sigurojë vende pune e pjesërisht të shpaguajë borxhin ndaj këtyre familjeve.

Poeti gostivaras, Lulëzim Haziri, prezentoi vargje poetike kushtuar kësaj date. Akademia ishte e gërshetuar edhe me muzikë klasike ku me pika muzikore u preznetuan Leutrim Aliu në piano dhe Xhezire Aliti në flautë, ndërsa kori pranë SHKA”Besa” Gostivar prezentoi hymnin e flamurit në dirigjim të Xhevahir Jasharit.
Njëherit u prezentuan edhe içizime që ishin filmuar për ngjarjen e 9 korrikut të vitit 1997, ngjarje që sot të rrënqethin lëkurën e të përlotin sytë.

Publikuar: 12.07.2009 | 09:42
Lexuar: 921 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime