E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Albumi, i cili përmban 12 këngë orgjinale, u plotësua nga partnerët e këngëtares së ndjerë, Salaam Remi dhe Mark Ronson. Fitimet që do të dalin nga shitja e tij do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehous
“Ringjallet” Amy Winehouse
Albumi pasvdekjes i Amy Winehouse, “Lioness: Hidden Treasures”, ka kapur majat e klasifikimit në renditjen e albumeve më të shitura në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi, i cili përmban 12 këngë orgjinale, u plotësua nga partnerët e këngëtares së ndjerë, Salaam Remi dhe Mark Ronson. Fitimet që do të dalin nga shitja e tij do të shkojnë për Fondacionin Amy Winehouse.

Një mjek ligjor vendosi se këngëtarja, që u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër më 23 korrik, vdiq si pasojë e konsumimit të tepruar të alkoolit.

Vendimi për ngjarjen e rëndë u mor pasi hetuesit zbuluan se Amy kishte 416 miligramë alkool në 100 mililitra gjak. Kënga e parë nga albumi i saj, “Our Day Will Come”, hyri gjithashtu në listën e këngëve më të preferuara më 29 nëntor.

Producenti Mark Ronson, që bashkëpunoi për albumin e parë debutues të këngëtares “Back To Black”, deklaroi se “Lioness” ishte një shikim brenda këngëve që ajo adhuronte.

“Ajo ishte një enciklopedi e standarteve të xhazit të vjetër dhe soulit. Ajo mund të merrte kitarën dhe të luante këdo nga ato këngë”, tha Ronson.

Publikuar: 13.12.2011 | 19:58
Lexuar: 527 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime