Duke i komentuar dallimet në projeksionet për rritjen të Qeverisë dhe të FMN-së, zëvendëskryeministri theksoi se dallime të këtilla kanë ekzistuar gjithmonë, por se gjithmonë ka pasur situata kur projeksionet e FMN-së kanë qenë më konservative në raport me ato të qeverive.
- Politikat e shëndosha gjithëpërfshirëse ekonomike, borxhi i ulët publik dhe lidhjet financiare të kufizuara tejkufitare duhet të ndihmojnë që Maqedonia të mbrohet nga kushtet e jashtme negative në Evropë. Megjithatë, autoritetet duhet të jenë të gatshëm t'u përgjigjen ngadalësimit të rritjes dhe rreziqeve të rritura.
Këtë e vlerësoi sot Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i cili parashikoi rritje të ekonomisë së Maqedonisë prej dy për qind në vitin 2012. Projeksionin preliminar të FMN-së e kumtoi sot shefi i Misionit Ves Mek Gru në konferencën e përbashkët me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Financave Zoran Stavreski dhe guvernatorin e BPRM-së Dimitar Bogov, pas takimeve të cilat i pati gjatë dy javëve të shkuara me përfaqësues të Qeverisë, të Bankës Popullore dhe të sektorit privat.
"Ekzistojnë disa faktorë të cilët mund t'i ndihmojnë Maqedonisë që të mbrohet nga ngarjet jo të volitshme në eurozonë. Një prej faktorëve është borxhi i ulët publik, deficiti i ulët fiskal, si dhe deficiti i vogël i llogarisë vijuese. Është shumë i rëndësishëm fakti se bankat në vend nuk mbështeten në mënyrë të konsiderueshme në financimin e jashtëm", sqaroi Mek Gru.
Misioni i FMN-së vlerëson se deficitin të cilin e projektoi Qeveria prej 2,5 për qind të BPV-së në vitin 2012 është përkatës me perspektivat evropiane, por në afat të mesëm konsideron se do të ishte e rëndësishme të ulet me qëllim që të ruhet qëndrueshmëria e borxhit si dhe të ruhet hapësirë për përgjigjen e cikleve të rregullta ekonomike.
Sipas Mek Gru, të ardhurat vitin e ardhshëm do të jenë më të ulëta se që parashikohen në buxhet. I nxisim autoritetet t'i ndjekin ngjarjet me qëllim që të munden shpejtë dhe në mënyrë përkatëse të reagojnë me shpenzimet që të kompensohet vlera më e vogël e të ardhurave, tha Mek Gru.
FMN njëherësh e inkurajon Qeverinë në përpjekjet për përforcimin e strategjisë për menaxhim me borxhin publik dhe në rritjen e tregut vendor debutues. Kjo është e nevojshme me qëllim që të ulet mbështetja e tregjeve të jashtme debitore të cilat mund të jenë të papritura dhe të paparashikuara si rezultat i ngjarjeve jashtë Maqedonisë. Në krahasim me vendet e tjera nga rajoni dhe më gjerë, madhësia e borxhit publik vendor është i vogël që bën të ditur se ka hapësirë të konsiderueshme për rritje, vlerëson FMN.
Maqedonia, thonë nga Misioni i FMN-së, duhet të përgatitet për rritje më të dobët te partnerët e saj tregtarë, me rreziqe negative vitin e ardhshëm. Autoritetet duhet të kenë plan për ngadalësimin e rritjes dhe të përgatiten në rast të rreziqeve të rritura, vlerëson Misioni. Duke e pasur parasysh se nuk presin gjendje me të cilat ndërrohen nga java në javë shikuar në tërësi e ndajmë mendimin e FMN-së se po rriten rreziqet për zhvillimin e ekonomisë për shkak të ngjarjeve në Evropë në dy muajt e fundit, vlerësoi zëvendëskryeministri Stavreski.
Ngjarjet e këtilla, sipas tij, kërkojnë përshtatshmëri të situatës, ndryshime nëse është e nevojshme dhe fleksibilitet në lidhje me projektimet.
"Pritjet tona janë se vitin e ardhshëm deficiti buxhetor dhe buxheti do t'i bëjnë ballë krizës dhe se do t'ia dalim të mbetemi në kuadër të nivelit të ulët të deficitit buxhetor prej 2,5 për qind që në të njëjtën kohë arrin dy qëllime - të veprojë pozitivisht mbi ekonominë duke e pasur parasysh se parasheh investime të rritura kapitale për 28 për qind, ndërsa nga ana tjetër megjithatë nuk do ta rrezikojë faktin se Maqedonia ka nivel të ulët të borxhit publik dhe duhet të mbetet vend me nivel të ulët të detyrimit duke e pasur parasysh se çfarë gjendjesh kemi në vendet të cilat kanë detyrim të lartë në Evropë", tha Stavreski.
Ashtu siç është projektuar buxheti, shtoi, përmban elementet të rezervave lidhur me ndryshimet eventuale në shkallën e rritjes ekonomike pasi që në mënyrë më konservative janë planifikuar edhe të ardhurat edhe shpenzimet lidhur me atë që vlerësohet si rritje ekonomike nominale për vitin e ardhshëm.
"Ajo që është më e rëndësishme është të mbetemi aktiv në rast se e kërkon nevoja dhe nëse atë e imponojnë ngjarjet në Evropë, nëse pasojat e gjendjeve evropiane e kërkojnë këtë në çdo kohë si edhe deri më tani Qeveria do të bëjë ndryshime të mjaftueshme në buxhet dhe në politikat e përgjithshme ekonomike pasi që vetëm përmes një qasje të këtillë përgjegjëse dhe proaktive drejt koncipimit të buxhetit dhe politikës buxhetore mund të mbijetojë në kohëra të këtilla të vështira krize të cilat varen mbi Evropën që do të ketë pasoja edhe për Maqedoninë për shkak të kërkesës së zvogëluar eksportuese", sqaroi Stavreski.
Ai paralajmëroi se do të respektohen rekomandimet e FMN-së për zhvillimin e letrave me vlerë në afat të gjatë në tregun vendor. Në këtë drejtim Ministria e Financave në vitin 2012 do të parashikojë ankande në të cilat do të ofrojnë letra me vlerë më afatgjate me qëllim që të ketë spektër më të gjerë të letrave me vlerë.
Duke i komentuar dallimet në projeksionet për rritjen të Qeverisë dhe të FMN-së, zëvendëskryeministri theksoi se dallime të këtilla kanë ekzistuar gjithmonë, por se gjithmonë ka pasur situata kur projeksionet e FMN-së kanë qenë më konservative në raport me ato të qeverive.
Guvernatori Bogov nga ana e tij vlerësoi se politika monetare në vitin 2012 do të vendoset në mënyrë përkatëse me sfidat të cilat ekzistojnë. BPRM do t'i ndjek vazhdimisht ngjarjet dhe varësisht prej tyre do t'i korrigjojë instrumentet e saj me qëllim që ta ruajë stabilitetin, gjegjësisht inflacionin e ulët, kursin stabil të denarit dhe të mos e rrezikojë sektorin bankar. Sipas Bogovit, nga fillimi i këtij muaji ka rritje të depozitave në deviza të popullatës për 1,2 miliardë denarë dhe për 1,5 miliardë denarë të depozitave në denarë. "Kjo tregon se edhe në një situatë të këtillë me të gjitha tensionet të cilat kanë ekzistuar në rrethin tonë gjegjësisht në BE dhe pasigurisë rreth qëndrimit të euros qytetarët tanë e ruajtën racionalitetin dhe u besojnë institucioneve, theksoi Bogov.