E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Daçiq ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për dështim në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të Serbisë pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.
Daēiq: Serbia s'ka status pa e njohur Kosovėn






Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës nëse dëshiron të fitojë statusin e kandidatit për Bashkimin Evropian në muajin mars, tha zëvendës-kryeministri serb Ivica Daçiq.

"Ne nuk duhet të gënjejmë më njëri-tjetrin ose të tregojmë përralla më, kjo është ajo që kërkohet prej nesh", tha Daçiq.

Udhëheqësit evropianë në një samit të premten vendosën të shtyjnë deri në mars vendimin nëse Serbia mund të jetë një kandidat për anëtarësim në BE, duke i bërë thirrje Beogradit për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën.

Daçiq ka akuzuar bashkësinë ndërkombëtare për dështim në përmbushjen e pritjeve të qytetarëve të Serbisë pas përmbysjes së Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000.

"Askush nuk e përmendi çështjen e pavarësisë së Kosovës, atëherë, dhe tani, 11 vjet më vonë, ne nuk mund të marrim as kandidaturën", ka thënë Daçiq, i cili tani drejton Partinë Socialiste të kryesuar dikur nga Millosheviqi.

"Kjo nuk është e drejtë apo realiste se Serbia nuk do të marrë kandidaturën edhe pse çdo gjë që është bërë", shtoi ai.

Daçiq la të kuptohej gjithashtu se rezervat në lidhje me marrëdhëniet e Beogradit me Kosovën janë duke u përdorur si një justifikim për të maskuar heshtjen brenda BE-së rreth zgjerimit të unionit në përgjithësi.

"Nëse Bashkimi Evropian nuk dëshiron zgjerim të mëtejshëm, atëherë ata duhet të tregojnë", tha Daçiq.

Publikuar: 14.12.2011 | 00:58
Lexuar: 282 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime