E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Isa Lika lindi në Tetove, në vitin 1973 dhe ishte student i historisë në Universitetit atëherë të pa legalizuar të Tetovës, kur kapi pushkën për iu bashkëngjit radhëve të ushtrisë çlirimtare Kombëtare, për kërkuar lirinë dhe kthimin e dinjitetit të shqiptarëve. Paraprakisht kishte qenë luftëtar i UÇK-së së Kosovës. Vrasja e tij në qendër të Tetovës, më 19 tetor të 2006-ës, vazhdon të mbetet mister edhe sot e kësaj dite
Uniforma e Ilirit, dėshmi e sakrificės pėr liri
Familjarë dhe të afërm të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, kanë vazhduar të japin “nga një pjesë të vetvetes” për Muzeun e Lirisë. Prekëse ka qenë rrëfimi i bacë Ahmetit, babait të Isa Lika, gjatë dhurimit të uniformës dhe disa gjërave të tjera personale të luftëtarit që të gjithë e njohim me nofkën e luftës, Komandant Iliri. “Çdo pjesë e mbetur nga Isai është e shenjtë për mua. Megjithatë, po ua dorëzoj këtë uniformë dhe këto gjëra tjera personale të tij, që ti ruani këtu, në Muzeun e lirisë, dhe që t’ua tregoni gjeneratave të ardhshme sakrificën për liri”, tha babai i Komandat Ilirit, duke përgëzuar organizatorët e themelimit të muzeut. Në aktin e dhurimit të gjësendeve, ishte i pranishëm edhe Hazbi Lika, kryetari aktual i komunës së Tetovës, i cili u shpreh i privilegjuar që ka pasur rastin të ejët ushtar i Komandat Ilirit. “Komandat Iliri e kishte për detyrë të organizojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Pollog dhe në atë aspekt ishte i suksesshëm. Luftoi edhe në Kosovë për të fituar pavarësinë dhe e përgëzoi babin e Ilirit që pranoi t’i dorëzojë uniformën dhe sendet personale të djalit të tij”, theksoi ai. Isa Lika lindi në Tetove, në vitin 1973 dhe ishte student i historisë në Universitetit atëherë të pa legalizuar të Tetovës, kur kapi pushkën për iu bashkëngjit radhëve të ushtrisë çlirimtare Kombëtare, për kërkuar lirinë dhe kthimin e dinjitetit të shqiptarëve. Paraprakisht kishte qenë luftëtar i UÇK-së së Kosovës. Vrasja e tij në qendër të Tetovës, më 19 tetor të 2006-ës, vazhdon të mbetet mister edhe sot e kësaj dite. Organet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë informacion lidhur me atentatin, që spekulohet të jetë i motivuar politikisht, pasi ishte funksionar i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Publikuar: 22.10.2008 | 19:12
Lexuar: 1017 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime