Ndarja e çmimit filloi me dhënie njëminutëshe nder për të gjithë të vdekurit në Pranverën arabe dhe për të shpërblyerin pas vdekjes Mohamed Buazizi nga Tunizia.
Parlamenti Evropian çmimin e sivjetmë Saharov 2011, i cili ndahet për liri të shpirtit t'ia ndajë pesë aktivistëve të cilët ishin të inkuadruar në pranverën arabe në katër vende arabe, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Franca.
Çmimin Saharov 2011 e fituan Asmaa Mahfuz nga Egjipti, Ahmed al-Zubair, AHmed al-Sanusi nga Libia, Razan Zeitunen dhe Ali Farzat nga Siri dhe pas vdekjes Mohamed Buazizi nga Tunizi.
Ndarja e çmimit filloi me dhënie njëminutëshe nder për të gjithë të vdekurit në Pranverën arabe dhe për të shpërblyerin pas vdekjes Mohamed Buazizi nga Tunizia.
Sipas kryetarit të PE-së, Jerzhi Buzek, fituesit e sivjetmë të çmimit Saharov janë "persona të cilët kontribuan për ndryshime historike në botën arabe dhe ky çmim e konfirmon mbështetjen e shkëlqyeshme të PE-së në luftën e tyre për liri demokratike dhe fund të regjimeve autoritare". Madje Buzek shtoi se "çmimi i tyre është simbol për të gjithë ata të cilët punojnë për dinjitet, demokraci dhe të drejta fundamentale në botën arabe dhe më gjërë".
Çmimi Saharov e cila e mban emrin e fizikantit sovjetik dhe disidentit politik Andrej Saharov, ndahet nga PE-ja nga viti 1988 personave dhe organizatave të cilat kontribuojnë dhe luftojnë për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Shpërblimi është 50 000 euro.
Dy nga pesë laureatët e çmimit "Saharov" nuk erdhën në Strasburg
Dy nga pesë fituesit e çmimit "Saharov" për vitin 2011, të cilin e ndan Parlamenti evropian për lirinë e shpirtit nuk shkuan në Strasburg.
Bëhet fjalë për avokaten siriane Razan Zeituneh dhe karikaturistin sirian, Ali Farzat.
"Miqtë tanë sirianë akoma po luftojnë për të drejtat e tyre dhe për arsye evidente ata nuk mund të jenë në mesin tonë", tha Ketrin Eshton në debatin për gjendjen me të drejtat e njeriut.
Sipas burimeve të PE-së, Razan Zeituneh, avokate 34-vjeçare e cila e udhëheqë komitetin e kryengritjes siriane, tani jeton e fshehur në Siri, ku është akuzuar se është agjente e huaj.
Ali Farzat, ndërkaq, i cili ishte rëndë i lënduar, përkatësisht i rrahur nga forcat e rendit të cilët ia thyen të dy duart, tani jeton në Kuvajt, prej ku, për shkak të gjendjes së komplikuar administrative nuk arriti ta organizojë udhëtimine tij në Evropë dhe eurodeputetëve iu drejtua përmes video-porosisë.
Krahas çmimit pas vdekjes për Mohamed Buazizi, i cili u vetëdjeg, me çka filloi revolta në Tunizi, çmimi "Saharov" iu nda edhe Asma Mahfuz nga Egjipti, themeluese e "Lëvizjes së të rinjve të 6 prillit" që e bëri thirrjen për protesta në sheshin Tahrir në Kajro, si dhe disidentit libian Ahmed al Zubair al Sanusi (77), i cili 31 vjet kaloi në burg për shkak të kundërshtimit të regjimit të ish-liderit libian, Moamer Gadafi.