E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gazeta përshkruan se pas kësaj "të shtune të zezë", e hëna do të gdhihet me radha të gjata depozituesish të trembur, që do të kërkojnë të marrin mbrapsht paratë e tyre nga bankat.
New York Times: Greqia del nga Euro, ushtria nė pushtet







Në një artikull të saj, gazeta e njohur amerikane New York Times shkruan sot se “në një të shtunë të zezë kryeministri grek do të njoftojë se Greqia del nga Eurozona dhe i rikthehet monedhës dhrahmi".

Në këtë mënyrë fillon, sipas gazetës amerikane, historia e kthimit të Greqisë në dhrahmi, që do të pasohet me një seri ngjarjesh të pakëndshme në këtë vend, siç është marrja e pushtetit nga ushtria, pas një grushti shteti.

Gazeta përshkruan se pas kësaj "të shtune të zezë", e hëna do të gdhihet me radha të gjata depozituesish të trembur, që do të kërkojnë të marrin mbrapsht paratë e tyre nga bankat.

Vlera dhrahmisë do të jetë 60% më e ulët kundrejt euros dhe çmimet do të rriten ndjeshëm.

Linjat e financimit në Greqi do të “ngrijnë", tregjet ndërkombëtare nuk do të pranojnë të japin hua, dhe kryeministri do të shpallë falimentimin.

Për pasojë vendi do të zhytet në kaos dhe në këto kushte, pushtetin do ta marrë në dorë ushtria, nëpërmjet një "grushti shteti".

Artikulli i gazetës amerikane mund të mos jetë profetik, por gjendja finaciare e Eurozonës është e vështirë, ajo e Greqisë edhe më e vështirë, ndaj shqetësim i madh ekziston për të ardhmen.(balkanweb)

Publikuar: 14.12.2011 | 16:41
Lexuar: 560 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime