Ai edhe një herë i bëri thirrje Samarasit, por edhe kryeministrit të Greqisë, Lukas Papadimos që të gjejnë mënyrë dhe kohë për t'u tejkaluar kjo çështje e cila e ngarkon Maqedoninë, por, thotë, nuk është punë e mirë as për ta.
Ftesa e refuzuar për takim nga ana e Ansonis Samaras, liderit të Nea Demokratia, e cila është partner i koalicionit në Qeverinë e re në Greqi, flet për mospasje të interesit për zgjidhjen e kontestit për emrin. Pala e Maqedonisë mbetet e përkushtuar për tejkalimin e këtij problemi, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski.
"Ftesa për Samarasin për takim nga ana ime ishte dëshirë që të vazhdohet dialogu, të vendosen komunikime të reja në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për problemin të cilin të dy vendet i ngarkon tashmë 20 vite. Më vjen keq që Samaras refuzoi një mundësi të tillë. Kjo flet për interesin që e ka pala tjetër në drejtim të zgjidhjes së këtij problemi", tha Gruevski pas vizitës në SOS Fshatin e fëmijëve.
Ai edhe një herë i bëri thirrje Samarasit, por edhe kryeministrit të Greqisë, Lukas Papadimos që të gjejnë mënyrë dhe kohë për t'u tejkaluar kjo çështje e cila e ngarkon Maqedoninë, por, thotë, nuk është punë e mirë as për ta.
"Duhet të gjendet zgjidhje. Nuk duhet të evitohen takimet. Duhet të ndryshohet qëndrimi dhe mënyra e të menduarit ndaj fqinjit të vet. Ky qëndrim i injorimit dhe refuzimit të takimeve dhe në një mënyrë arroganca e treguar në atë drejtim nuk është e mirë për marrëdhënie të mira fqinjësore, nuk është mirë për Greqinë dhe nuk çon drejt zgjidhjes së kontestit. Kuptohet, ne do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për ta tejkaluar këtë problem me të cilin po përballemi tashmë 20 vite tek i cili na solli Greqia me një politikë të pakuptimtë ndaj fqinjit të vet, ndaj Republikës së Maqedonisë. Ne kemi problem nga veprimi i tyre dhe duhet të gjendet mënyrë që kjo të zgjidhet. Edhe këtu shpresoj që komuniteti do t'i kushtojë më tepër vëmendje kësaj pjese sepse sjellja të cilën e kemi kohëve të fundit nuk çon drejt zgjidhjes së kontestit", theksoi kryeministri.
Ai tregoi se tashmë gjashtë muaj nuk ka komunikim serioz ndërmjet dy shteteve dhe kjo nuk është për fajin tonë, por për shkak të mosfokusimit total nga ana e Greqisë.
"Një periudhë kjo u sqarua për shkak të krizës financiare, e tani shohim edhe momente të reja në të cilat nuk dëshirojnë të realizojnë asnjë takim, madje edhe atëherë kur jemi në të njëjtin vend në të njëjtën ndërtesë, që tregon se nuk është vetëm për shkak të krizës financiare, por se ka për qëllim që të mos zgjidhet kontesti, që nuk është diçka që duht përshëndetur", thotë Gruevski.
Lidhur me aktvendimin e Hagës në dobi të Maqedonisë, kryeminsitri vlerësoi se do të ndihmojë në bisedimet për emrin dhe se është një argument i fuqishëm juridik i cili do të duhej të veprojë edhe politikisht.
"I tërë opinioni ndërkombëtar, të gjitha mediumet botërore që bëjnë analiza dhe ndjekin gjendjet, treguan se kjo është diçka që do të ndihmojë në bisedimet e mëtutjeshme dhe në gjetjen e zgjidhjes që do t'i ndihmojë Maqedonisë. Madje e quanin edhe fitore të Maqedonisë. Vetëm Greqia doli me mendim të kundërt dhe në plan vendor kjo ishte LSDM-ja. Më vjen keq që mendimi i tyre është i tillë, por unë jam thellësisht i bindur se kjo zgjidhje do të jetë mjaft e dobishme për ne në përpjekjet e mëtutjeshme për t'u gjetur zgjidhje për kontestin. Kjo është një argument i fuqishëm juridik i cili nuk mund të mos veprojë edhe politikisht", tha kryeminsitri Gruevski.
Ai theksoi se pret që vendimi i GJND të merret parasysh nga anëtaret e NATO-s kundrejt samitit të ardhshëm të Aleancës.
"U tregua se vendimi i vendeve-anëtare të NATO-s ishte i bazuar në hapin paraprak joligjor nga ana e një antareje të tyre, e ajo është Greqia. Në bazë të atij hapi joligjor ata sollën konkludim çfarë sollën në Bukuresht, se Maqedonia i përfundoi të gjitha punët për hyrje në NATO, por duhet akoma të gjejë zgjidhje për kontestin me Greqinë, në mënyrë që t'i mundësohet hyrja. Ai hap joligjor, të cilin e bëri një anëtare e tyre i çoi në hamendje anëtaret e tjera të NATO-s dhe ato sollën konkludim të tillë se ky duhet të jetë kusht, përkatësisht se zgjidhja e problemit duhet të jetë kusht për hyrje në NATO. Gjykata këtë e mohoi dhe tregoi dhe tha se edhe pa një zgjidhje të tillë, ka mundësi, edhe juridike e edhe legale, madje edhe obligative, që Maqedonia të bëhet anëtare e Aleancës së NATO-s. Shpresoj se në periudhën e ardhshme anëtaret e tjera të NATO-s do të mendojnë edhe një herë për qëndrimine tillë të sjellur në Bukuresht, i cili ishte pasojë e një hapi joligjor rë një vendi anëtar të tyre, përkatësisht i Greqisë", tha kryeministri Gruevski.