Më pas ministrja Jankulloska theksoi se ministria dhe Qeveria janë të gatshme bashkë me IOM-in dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare të punojnë në këtë segment të rëndësishëm të luftës kundër tregtisë me njerëz në Maqedoni.
Mundësitë që të vihet theks mbi zvogëlimin e kërkesës si mundësi për parandalimin e tregtisë me njerëz, do të shqyrtohen në Konferencën e cila mbahet sot në organizim të Ambasadës së Suedisë dhe organizatës ndërkombëtare për migrime me mbështetje të Institutit suedez, ndërsa në partneritet me Komisionin kombëtar për luftë kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal.
"Suedia bashkë me Norvegjinë dhe Islandën është një nga vendet e pakta të cilat e ndalojnë blerjen e shërbimeve seksuale dhe fokusohen mbi blerësin dhe në kërkesën. Shembulli suedez është përshkruar si kontrovers dhe diskutabil, por kjo jep mundësi për më shumë diskutim e cila çon përpara. Shembulli është lavdëruar edhe për promovimin e qasjes së balancuar në parandalimin e tregtisë me njerëz pasi që jo vetëm se e përforcon punën me viktimat potencial, por fokusohet edhe mbi konsumatorët potencial, blerësit dhe ndërmjetësuesit", theksoi Suzana Zakovska Udhëheqëse e zyrës së Organizatës ndërkombëtare për migrim IOM.
Ajo potencoi se tregtia me njerëz dhe prostitucion janë fenomene kriminele të cilat kërkojnë qasje multiresoriale. Ajo thotë, i ndërron format e saj me kohë për të cilën nevojitet bashkëpunim ndërkombëtar, këmbim përvojash dhe të dhëna.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski vlerëson se me tregtinë me njerëz dhe prostitucionin në mënyrë flagrante shkelen të drejtat e njeriut, për të cilën, siç tha, nevojitet qasje vendimmarrëse në parandalim dhe shkatërrim.
"Siguria është një prej nevojave fondamentale të qytetarëve të çdo shteti. Eliminimi i parakushteve për krijimin e krimit është i rëndësishëm, si dhe lufta kundër tregtisë me njerëz dhe migrimit ilegal, që krahas të tjerave paraqesin formë serioze të shkeljes flagrante të të drejtave të njeriut", tha ministri Ristovski.
Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në fjalimin e saj theksoi se aktivitetet kryesore në vend në 10 vitet e kaluara në planin e luftës kundër tregtisë me njerëz kryesisht janë orientuar drejt aktiviteteve të hulumtuara për gjetjen dhe ndëshkimin e tregtarëve me njerëz si dhe identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave në kombinim me aktivitetet parandaluese me qëllim të parandalimit të rekrutimit të viktimave të ardhshëm.
Krahas kësaj, Jankulloska shkurtimisht u përqendrua edhe në dënimet e parapara të ashpra, veçanërisht në pjesën e shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga një person minoren, më pas rrezikun për sëmundjet e transmetuara seksuale, mundësinë për zbulim nga policia dhe prishjen e prestigjit të fituar, si bazë në aktivitetet parandaluese për uljen e kërkesës së shërbimeve seksuale, por edhe si opsion për zvogëlimin e tregtisë me njerëz.
Më pas ministrja Jankulloska theksoi se ministria dhe Qeveria janë të gatshme bashkë me IOM-in dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare të punojnë në këtë segment të rëndësishëm të luftës kundër tregtisë me njerëz në Maqedoni.
Qëllimi i konferencës është të ngritet vetëdija midis opinionit publik dhe të ekspertëve për rëndësinë dhe për mënyrat për parandalimin në kohë të tregtisë me njerëz. Ajo është paramenduar si forum për këmbimin e përvojave dhe praktikë midis pjesëmarrësve përmes këmbimit të ideve dhe qasjeve të zbatueshme për luftë më efikase kundër së ashtuquajturës robëri moderne.