E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, shtetasve të Maqedonisë dhe Shqipërisë do t'u mundësohet të hyjnë, dalin, tranzitojnë dhe qëndrojnë deri tre muaj në çdo periudhë gjashtëmujore, llogaritur nga dita e hyrjes së parë, me letërnjoftimeve të vlefshme biometrike.
Maqedoni - Shqipėri vetėm me letėrnjoftime biometrike










Nënshkruhet Marrëveshje për udhëtime të ndërsjellë për qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Poposki dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Edmond Haxhinasto, sot në Tiranë, nënshkruan Marrëveshje mes dy qeverive për ndryshime dhe plotësime të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve, lajmëroi korrespodenti i MIA-s.

Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes, shtetasve të Maqedonisë dhe Shqipërisë do t'u mundësohet të hyjnë, dalin, tranzitojnë dhe qëndrojnë deri tre muaj në çdo periudhë gjashtëmujore, llogaritur nga dita e hyrjes së parë, me letërnjoftimeve të vlefshme biometrike.

Nënshkrimi i Marrëveshjes, siç tha ministri Popski, është sinjal shumë i rëndësishëm për proceset integruese të cilat po zhvillohen.

"Vlerësoj se kjo është një shkallë deri në momentin kur të gjithë ne do të bëhemi anëtarë të NATO-s dhe BE-së, ku lëvizja do të jetë e papenguar. Në këtë aspekt marrëveshja e sotme ka vlerë të madhe për qytetarët nga të dy palët e kufirit", theksoi Poposki.

Haxhinasto tha se bashkëpunimi mes dy vendeve po intensifikohet, ndërsa Marrëveshja paraqet një lloj përgatitje të Maqedonisë dhe Shqipërisë për anëtarësim të ardhshëm në BE.

Publikuar: 14.12.2011 | 17:32
Lexuar: 777 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime