Mbetet angazhimi ynë për rritjen e TVSH-së në 6 për qind dhe rritja e TVSH-së personale nga 3 në 30 për qind. Me këtë vlerësojmë se do të kontribuohet për decentralizim më të madh në Maqedoni, funksionim më të mirë të komunave dhe për zhvillim më të madh të komunave dhe shtetit në përgjithësi, deklaroi Koce Trajanovsk kryetar i BNJVL.
Komuna elektronike dhe rritja e TVSH në 6 për qind mbeten prioritetet kryesore për vitin e ardhshëm të Bashkësisë së vetëqeverisjes lokale. Në Kuvendin e 5-të të saj përveç këtyre dy çështjeve anëtarët e BNJVL-së theksuan edhe sferat tjera në të cilat komunat duhet të kenë kompetenca më të mëdha me qëllim të decentralizmit të mirëfilltë në vend, si rritja e tatimit personal, sfera e arsimit, ligji mbi koncesionin e ujërave dhe të tjera.
Vitin e ardhshëm një nga devizat kryesore do të jenë komunat elektronike dhe përfshirja më e madhe e projekteve elektronike në BNJVL. E dini se nga ky vit ka filluar edhe shitja elektronike e tokës ndërtimore përmes BNJVL-së...Mbetet angazhimi ynë për rritjen e TVSH-së në 6 për qind dhe rritja e TVSH-së personale nga 3 në 30 për qind. Me këtë vlerësojmë se do të kontribuohet për decentralizim më të madh në Maqedoni, funksionim më të mirë të komunave dhe për zhvillim më të madh të komunave dhe shtetit në përgjithësi, deklaroi Koce Trajanovsk kryetar i BNJVL.
Ligji në fuqi nuk jep mundësi që kryetarët e komunave të kenë ndikim tek stacionet policore dhe pikërisht për këtë arsye unë mendoj se problemet ndodhin vazhdimisht pasi që ne si kryetar nuk kemi mundësi që të ndikojmë mbi stacionet policore... Komunat rurale kryesisht varen nga këto të ardhura respektivisht nga TVSH pasi të ardhura tjera nuk kanë dhe unë mendoj që BNJVL duhet të bëj çmos që në marrëveshje me qeverinë këtë çështje ta procesoj dhe të arrij TVSH së paku 6 për qind si dhe ligji mbi koncesionin e ujërave, u shpreh Fati Iseni, kryetar i komunës së Stideniçanit.
Me të vërtetë qytetet fillojnë të përparojnë me infrastrukturë, zhvillim ekonomik ndërsa komunat rurale kanë mbetur mbrapa dhe këtu duhet pikërisht ne nga komunat e qyteteve të reagojmë nëse dëshirojmë të kemi zhvillim të barabartë në shtet dhe shpresoj që përfundimisht po hyjmë në një fazë të re ku duhet të ekzistoj njëfarë gare mes të gjithë krerëve të komunave në pjesën e zhvillimit ekonomik pasi ja tani po marrim në menaxhim edhe tokën ndërtimore e cila ishte një nga kërkesat tona të kahmotshme, tha Zoran Zaev, kryetar i komunës së Strumicës.
Deri më tani vetëm 14 komuna kanë marr menaxhimin me tokën ndërtimore ndërsa në janar pritet të përfshihen edhe komunat tjera.
Gjyltene Rexhallari