E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërsa zv/ministri i Aarsimit, Safet Neziri tha se këto vendime do të shpërndahen edhe në të gjitha komunat tjera të vendit ku mësimdhënësit kanë 2 vjet përvojë pune.
Nė komunėn e Ēairit u ndanė vendime pune pėr 77 arsimtarė




77 arsimtarë të shkollave fillore të Komunës së Çairit sot morën vendimet e përhershme për punë. Në mesin e tyre kishte edhe shumë arsimtarë të cilët kishin mbi 5 vjet përvojë pune, edhe pse në bazë të ligjit, vendim pune mundë të marrë ai I cili ka mbushur 2 vjet përvojë punë në një shkollë.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet mexhiti tha se me shpërndarjen e këtyre vendimeve zgjidhet statusi i arsimtarëve për shkollat fillore të Çairit.

Ndërsa zv/ministri i Aarsimit, Safet Neziri tha se këto vendime do të shpërndahen edhe në të gjitha komunat tjera të vendit ku mësimdhënësit kanë 2 vjet përvojë pune.

“Të gjithë ata arsimtarë të cilët i kanë plotësuar minimum dy vite mardhënie pune me automatizëm ua kemi transformua vendin e punës në vendim të përhershëm. Të gjitha ato kërkesa që janë bërë nga kryetarët e komunave, nga drejtorët e shkollave, për arsimtarë në ato vendet e punës ne ua kemi transform pjesën më të madhe të atyre.

Kanë ngel një numër më i vogë i shkollave për shkak të mungesës së dokumentacioneve dhe për shkak të vonesës së tyre për ti përcjell dokumentet për transformimin e vendit të punës”, deklaroi Safet Neziri, zv/ ministër i Arsimit.

“Një ndër projektet është marrja e kredisë së komunës së Cairit afër gjysëm milioni euro nga Banka Botërore që do të dedikohet apostafat për renovimin e shkollave që nuk janë të renovuara që të ngritin standardin për mësim në shkollat e Çairit.

Por dua të theksojë se ky ka qenë një ndër problemet me të cilat jemi ballafaqu vite me rradhë, nuk është e lehtë të kërkohet angazhim nga arsimtarët të cilët nuk kanë pasur statusin e zgjedhur”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar I komunës së Çairit.

“Jam mësuese në shkollën fillore “Cvetan Dimov”. Gati qe katër vite jam duke punuar në arsim, dhe cka ka qenë me rëndëi ti kryejmë ato obligimet tona ne I kemi bërë edhe pse kemi qenë me kontratë, mirpo kushtet me pas provimin professional, dmth ne ato kushte I kemi plotësua, kështu që pas katër viteve u bë që të na ipen vendimet”, u shpreh Flora Demiri, arsimtare.

Publikuar: 15.12.2011 | 06:23
Lexuar: 756 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime