E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pyetur për vlerësimin për Roud shout që kaluan dhe nëse ka paralajmërime për investime të reja, Gruevski tha se paguhet dhe se ka interesim për investime të reja në vend.
Maqedonia me borxhe tė vogla, konfirmim edhe nga FMN-ja






Fondi monetar ndërkombëtar dje e mbylli temën nëse Republika e Maqedonisë është e tejdebituar apo vend me debitim të ulët, përkatësisht kumtoi publikisht se Maqedonia është vend me debitim të ulët me borxh mjaft të ulët prej 26 përqindëve nga bruto prodhimi vendor, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në SOS Fshatin e fëmijëve.

"Disa muaj po përballemi me sulme të rrejshme nga opozita, para së gjithash nga LSDM-ja se Maqedonia është e tejdebituar dhe pikërisht në këto vite kur VMRO-DPMNE është në pushtet. Ne vazhdimisht themi se jo vetëm që nuk është e tejdebituar por edhe borxhi prej 39 prëqindëve që e hasëm, e ulëm në 26 për qind në krahasim me bruto prodhimin vendor, qiç masin të gjithë ekonomistët në botë dhe se ajo është ulje serioze e borxhit dhe vendin m debitim të mesëm e bëmë vend me debitim të ulët. Mendoj se jemi në mesin e dy apo tre vendeve në Evropë sipas përqindjes së debitimit në krahasim me BPV-në", tha Gruevski.

Ai i ceki edhe thëniet e FMN-së se ekzistojnë indikacione përkundër ardhjes së krizës debitore, si dhe për të gjitha vendet e edhe për vendin tonë, duke theksuar se ato rreziqe në Maqedoni nuk janë të kalibrit të debitimit dhe nëse ai debitim do të mund të servisohet, por nga pikëvështrimi se vendi që po përballet me rrezik, të mos mund t'i kthejë borxhet do të shkaktojë ulje të prodhimtarisë dhe ulje automatike të eksportit tonë që mund ta goditë sektorin real.

"Ajo është diçka që edhe paraprakisht e konstatuam dhe shumë herë e thamë, ndërsa dje me deklaratën e FMN-së u pastrua hamendja në Republikën e Maqedonisë që e përhapte LSDM-ja dhe pjesë të tjera të opizitës se Maqedonia është e tejdebituar dhe për atë se sa do të duhet të kthehet etj. Dje vuri pikë në atë edhe institucioni më i thirrur që mund të thotë se Maqedonia është ulët e debbituar apo e tejdebituar siç u tha. Vuri pikë në atë dhe tha se vendi është në mesin e vendeve më ulët të debituara në Evropë edhe në kuptimin absolut edhe në atë relativ", tha Gruevski.

I pyetur për vlerësimin për Roud shout që kaluan dhe nëse ka paralajmërime për investime të reja, Gruevski tha se paguhet dhe se ka interesim për investime të reja në vend.

"Kjo është përvojë që e patëm këtë vjeshtë në paraqitje më intensive, kështu që do të thoja edhe më agresive të një grupi më të madh të investuesve në vende të ndryshme dhe qytete të ndryshme. Mësimi nga ajo është se kjo paguhet. Po rritet interesi i investuesve, po gjendet mënyrë që të vihet deri te struktura më të larta në kompanitë të cilat kërkojnë lokacione për tregje të reja dhe të tërhiqet vëmendja e tyre drejt Maqedonisë", theksoi kryeministri Gruevski.

Ai theksoi se nuk është lehtë të bëhet kjo dhe se ndonjëherë nevojitet të paraqiten ministra, të paraqitet kryeministri, të tërhiqet vëemndja e kompanive të mëdha dhe atyre kompanive të cilat do të investonin diku.

"Ato kompani kërkojnë tashmë lokacion të ri, por mendohen se ku është më së miri për ta ta bëjnë atë dhe kur përnjëherë në qytet u arrin ekipë e madhe nga një shtet i caktuar, kjo nuk mund të mos e tërheqë vëmendjen e tyre sepse ato edhe kërkojnë shtet ku do të investonin. Vijnë në Roud shou, në atë prezantim, i dëgjojnë të dhënat dhe menjëherë Maqedoninë e vendosin në një grup më të ngushtë të vendeve në të cilat duhet të zgjedhin se ku do të investojnë", tha Gruevski.

Kjo, shtoi ai, është edhe mundësi e mirë për takime të drejtpërdrejta me ato kompani jo vetëm që marrin pjesë në prezantim, por edhe se më pas realizojnë edhe takime të posaçme me kryeminsitrin apo me anëtarët e ekipit qeveritar, ku njihen me të gjitha hollësitë, diçka që nuk e kanë nga vendet e tjera.

"Këto disa prezantime janë mundësi për investim në Maqedoni, kemi animuar një numër mët ë madh kompanish dhe unë pres se tashmë gjatë vitit të ardhshëm, një pjesë e tyre do të fillojnë procedura për fillimin e ndërtimit të kapaciteteve të veta në Republikën e Maqedonisë, madje edhe disa prej tyre për procedura për punësim në kompanitë e tyre. Në fillim ato nisen me numër mët ë vogël, me 100, 200, 300, e më vonë pasi që do të zhvillohet kapaciteti, disa prej tyre shkojnë në 500, 1000, e disa na paralajmëruan edhe nga dy-tre madje edhe një kompani paralajmëroi 4.000 punësime nëse kjo realizohet, ndërkaq jemi në fazë mjaft finale që kjo të realizohet", tha kryeminsitri.

Lidhur me subvencionimin e aerofluturimeve, kryxeminsitri theksoi se Qeveria tashmë ka sjellë qëndrim se ai do të jetë hap i dobishëm për Republikën e Maqedonisë dhe se janë dnarë mjete në buxhet për vitin e ardhshëm që pritet që parlamenti ta miratojë javën e ardhshme.

"Sapo të mirastohet buxheti, do të fillojë procedura juridike për shpërndarjen e këtyre mjeteve dhe shpresojmë se do të tërheqim kompani të reja me buxhet të ulët apo disa nga ekzistueset do të hapin linja të reja, që, gjithsesi, do të ndihmojë në sjelljen e turistëve dhe shumë njerëz të tjerë të cilët mendojnë ta vizitojnë Maqedoninë për çfarë do lloj arsye", theksoi Gruevski.

Ai shtoi se atë, ndonjëherë edhe vetë investuesit potencial e kalkulojnë në përllogaritjet e tyre, posaçërisht ato ku duhet menaxhmenti të udhëtojë shpesh. Një nga zërat kyçe që e kalkulojnë dhe e përmendin, theksoi, është nëse ka apo nuk ka linjë të drejtpërdrejtë ajrore dhe sa kohë duhet të shpenzojnë për të ardhur në Maqedoni.

Sipas kryeministrit, dimension kryesor është se do të kemi shumë më tepër turistë, sepse udhëtimi do të jetë edhe më lirë, sepse bëhet fjalë për kompani me tarifa të ulëta dhe mundësi më të shpejtë për të ardhur në Maqedoni.

Ai sqaroi se ajo është edhe njëra nga masat që po ndërmerren për tërheqjen e më tepër turistëve në Maqedoni, numri i të cilëve këtë vit është rritur për 25 për qind në krahasim me vitin e kaluar, ndërkaq pritet që vitin e ardhshëm ajo prëqindje të jetë akoma mëe madhe.

"Për projektin "Bli shtëpi - bli banesë" informoi se tashmë është në fazë të tejkaluar dhe se pritet në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, përkatësisht më së voni deri në maj, t'u ndahen mjetet e para shfrytëzuesve. "Parlamenti e pranoi ligjin. Tani fillon implementimi i atij ligji. Në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë procedura për shpalljen, ku do të mund të lajmërohen të gjithë qytetarët të cilët i plotësojnë kushtet dhe presë diku nga fundi i marsit apo prillit, më së voni në fillim të majit, t'u ndahen mjetet e para atyre të cilët do të jenë shfrytëzues të këtij programi", tha kryeminsitri dhe shtoi se ajo që është premtuar tashmë është në fazë të thellë të prëgatitjes dhe realizimit real përkatësisht pranimi i atyre parave dhe pagesa - ndërtimi apo blerja e shtëpive apo banesave do të fillojë nga fundi i tremujorit të parë të vitit të ardhshëm

Publikuar: 15.12.2011 | 08:33
Lexuar: 517 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime